Nis edicioni i 3-të i festivalit të teatrit për fëmijë në Berat! Artistët e vegjël: Me dëshirë dhe pasion diçka mund të arrish gjithçka

22 Qershor 2023, 17:25| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 17:27

  • Share

Qyteti i “Një mbi një” dritareve çeli edicionin e tretë të Festivalit mbarëkombëtar i teatrit për fëmijë, në lagjen muzeale "Mangalem" të Beratit. Tetë trupa teatrore aktorësh të vegjël do të përfaqësojnë në festival qytetet e tyre pjesëmarrëse Shkodrën, Lezhen, Dimalin,Gjirokastrën, Beratin, Kukësin, Vlorën  dhe Elbasanin.

“Nisëm dje Festivalin Mbarëkombëtar për Fëmijë i cili do të zgjasii plot pesë ditë. jemi shumë entuziast dhe të lumtur që sivjet do të ketë qytete pjesmarrëse duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Dimalin, Gjirokastrën, Beratin, Kukësin, Vlorën  dhe Elbasanin. Festivali do të vijojë për pesë ditë në të cilën do të përformojnë tetë qytete trupa teatrale që përfaqësojnë këto qytete të cilat do të shfaqin pjesët  çdo ditë nga dy prej tyre, deri në natën finale ku do të shpallet dhe fituesi i këtij edicioni. Jemi me fat që kemi një qytet kaq magjik dhe mikpritës”, tha Silvi Merdari.

“Testamenti” i trupës nga Vlora dhe pjesë nga filmi “Dimri i fundit” i trupës përfaqësuese të Bashkisë Dimal ishin ndër shfaqjet e para teatrore që u ngjitën në skenë nga artistët e vegjël.

 “Ndihem shumë e lumtur që jam pjesë e këtij konkursi. Me këtë rol pasi e bëj me shumë dashur dhe përkushtim. Dua të falënderoj mësuesen e Gjuhë-letërsisë që na ka përgatitur si dhe bashkëmoshatarët e mi që ishin pjesë e trupës së teatrit”

“Për mua nuk është hera e parë pasi kam aktruar dhe më parë. Këtë rol e kisha me dëshirë të madhe . Kam vetëm një fjalë nëse e ke me dëshirë dhe pasion diçka mund të arrish gjithçka”, shprehen ata.

Për aktoren Anila Bisha, anëtare e jurisë evente të tilla të tilla janë një mundësi e mirë të afruar fëmijët me kulturën dhe artin.

“Është bukur që organizohen shfaqje të tilla madje di të them se është e udhës që të punojnë më shumë më fort për të sjell shfaqje edhe më të plota edhe më të bukura sepse një herë në vit është ky eveniment. Këtu identifikohen talentet e së ardhmes pa frikë është një rast shumë  i mirë për secilin fëmijë që ëndërron të bëhet aktor në të ardhmen”, tha Bisha.

Festivalit mbarëkombëtar i Teatrove për fëmijë, vjen për herë te tretë në qytetin e Beratit dhe do të zgjasë për 5 ditë me radhë për publikun e interesuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?