Me pjesëmarrjen e 1200 studentëve nga 30 universitete të vendit, ka nisur në Tiranë, edicioni i 5-të i turneut Universitar të Sporteve. Të rinjtë përveç leksioneve në auditore do të kenë mundësinë të krijojnë mes tyre edhe emocione sportive në 3 disiplina të ndryshme. Basketboll, volejboll dhe futbollin e sallës.
"Të dashur student të universiteteve. Mirsëerdhët në turnet e 5 radhazi të turneut sportive,”-u shpreh Besnik Veliu, president i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar.
Turneu universitar i sporteve do të zhvillohet në Asllan Rusi për 5 javë ku do të mbahen edhe finalet, si për meshkuj ashtu edhe për vajza. Përveç sportit ky turne ka për qëllim të frymëzojë të rinjtë për të jetuar një jetë aktive dhe të shëndetshme, të mbështesë zhvillimin e talenteve të reja sportive dhe të forcojë identitetin sportiv të universiteteve shqiptare.
Për t’u theksuar se nga ky aktivitet përzgjidhen ekipet kombëtare që do të përfaqësojnë Shqipërinë në garat ndërkombëtare universitare.
Komente
