Nis eksporti i peshkut Ton, zv.ministri i Bujqësisë: Në 4 vite investimi shkon në 35 mln euro! Kapet në Mesdhe dhe vjen i gjallë në Shqipëri, kultivimi monitorohet me kamera

3 Dhjetor 2021, 21:00| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 21:05

  • Share

Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton, ku aktualisht ky eksport ka nisur me Japoninë. Zv. ministri i Bujqësisë, Roland Kristo në një intervistë për "Studio Live", tha se për 3-4 vite pritet të investohen 35 milionë euro duke nxitur fuqizimin e këtij sektorit biznesi në vendin tonë.

Zv. ministri i Bujqësisë tha Shqipëria deri më sot e ka shitur peshkun Ton sapo është kapur në brigjet e Mesdheut, ndërsa sot po krijon fermën e vetë të eksportit drejt Japonisë. Kristo shpjegoi dhe mënyrën se si kapet peshku Ton dhe se si sillet i gjallë në fermën e krijuar në Shqipëri. Pas këtij procesi peshku përgatitet dhe futet në ngrirje deri në -85 gardë që kur shkon në Japoni dhe shkrin është sërish i gjallë.

"Shqipëria deri tani e ka peshkuar peshkun ton dhe ia ka shitur të gjallë fermave të tjera spanjolle apo malteze dhe nuk e kemi sjellë në Shqipëri. Sot anijet tona shkojnë deri në fund të Mesdheut dhe peshku Ton vjen deri në Shqipëri i gjallë përmes transportit me kosha. Më pas peshku përpunohet dhe  futet në një anijen japoneze që ka ardhur duke kaluar në ngrirje -85 gradë që peshku kur shkrihet është përsëri i gjallë. Investimi deri tani është 5 milionë euro dhe më pas brenda 3-4 viteve pritet të shkojë 35 mln euro dhe më pas me rritje eksponenciale. Tregu i tonit të kuq shkon që në peshkim në anije diku tek 1.1 mld dollarë dhe deri te konsumatori final shkon 5 mld dollarë. Është një treg i ri biznesi që kemi futur në vendin tonë, ku përfitimet do të jenë të mëdha", tha Kristo.

Edhe përfaqësues i Shqipërisë në ICCAT, Arian Palluqi tregoi për mënyrën e rritjes së peshkut Ton që nga monitorimi i tij me kamera në ujë e deri tek ushqyerja.

"I gjithë procesi i kultivimit të peshkut Ton filmohet nga kamera specifike që bën të mundur numërimin një për një të peshkut dhe më pas mat gjatësinë e tij. Përmes një llogaritje që bën vetë kjo teknologji përcakton edhe peshën e peshkut ton. I gjithë ky proces, por edhe procesi i kapjes së tij në det dokumentohen në mënyrë të përpiktë që nga hedhja e rrjetës nga anijet e deri tek eksportimi i tij përfundimtar", tha Palluqi.

Industria shqiptare e peshkimit pritet të kthehet në një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në një pikë kyçe në ekonominë globale për këtë produkt.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/12/2021 04:09

    Kini kujdes,eksportoni me mase,mos e shfarosni tunen!Nje here kam pare nje emision ku flitej se si po shfarrosen peshqit ne pergjithesi,sidomos nga vende konsumatore te tilla si Kina e Japonia.Ne fund, ambientalistet thoshnin, se po vjen dita kur nuk do te kesh me ne pjate larmi e sasi te madhe peshqish,por do kesh shume pak ne numer,dhe pak lloje per te zgjedhur.Tuna konsiderohet si nje nga llojet e mbipeshkuara qe po i rrezikohet ekzistenca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?