Kombëtarja shqiptare

Sport

Nis ëndrra drejt Botërorit, lista e Sylvinhos plot risi dhe befasi! Ndeshjet kundër Anglisë e Andorës

15 Mars, 10:13| Përditesimi: 15 Mars, 10:22

  • Share

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës. Sylvinho vjen me dy risi, mesfushorë Etnik Brruti nga Malisheva e Kosovës dhe Juljan Shehu që luan në Poloni me Lodz. Edhe pse ne dyshim për shkak dëmtimesh, në listën e Kombëtares janë futur edhe Armando Broja dhe Ardian Ismajli. Mungon Elseid Hysaj, i cili është dëmtuar me Lazion.

Këto janë dy ndeshjet e para të kualifikuesve të Botërorit 2026, për herë të pare me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45. Biletat për këtë takim janë ende në shitje dhe të gjithë tifozët mund t’i blejnë në ebileta.al në këtë link: Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?