Starton Evropiani i futbollit për 17-vjeçarëve, që po zhvillohet në Shqipëri dhe që mbyllet me finalen më 1 Qershor.
Në “Arenën Kombëtare” ka nisur eventi sportiv i rëndësishëm, në ndeshjen e parë hapëse Shqipëri-Portugali.
I pranishëm në tribunën e stadiumit edhe vetë kryeministri Edi Rama, që ka qenë i shoqëruar edhe nga deputeti dhe ministri Taulant Balla, kreu politik i PS për Diasporën, që njihet si një nga tifozët e futbollit.
Mësohet se ka shumë të ftuar dhe bileta falas për gjimnazet.
Ndeshja është pritur me shumë entuziazëm. Në stadiumin e kombëtares janë të pranishëm të paktën 8 mijë tifozë. marrin pjesë 8 ekipe dhe ky kampionat zhvillohet për herë të parë në historinë e tij në Shqipëri. Në 1 qershor është edhe finalja e madhe në Arenën Kombëtare, Shqipëria u kualifikua direkt në finalet e eventit, si vend organizator. Eventi është ndarë në dy grupe me nga katër skuadra dhe kompeticioni zhvillohet çdo dy vite.
Komente
