Ka nisur faza e dytë e programit të 300 qendrave shëndetësore ku 40 qendra të tjera dhe ambulanca do të rehabilitohen këtë vit në të gjithë vendin.
Kështu njoftoi përmes një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau fotografi të qendrave shëndetësore të ndërtuara deri më tani.
“Ndërkohë janë drejt përfundimit Qendrat Shëndetësore: Gjoricë, Ambulancat Dushaj, Peladhi, Çerenec i Poshtëm dhe Gjuras në Bulqizë; Qendra Shëndetësore Toshkëz në Lushnjë; Ambulanca Suk në Roskovec; Qendra Shëndetësore Ruzhdije dhe Ambulanca Dukas në Patos; Qendra Shëndetësore Lis, Ambulanca Zenisht dhe Ambulanca Mallunxë në Mat”, tha Rama.
Qeveria shqiptare ka përfunduar fazën e parë dhe ka nisur fazën e dytë të Programit të Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara. Ndërkohë që ky program do të vijojë me qendra të tjera shëndetësore.