U mbajt sot nata e parë e Festivalit të 63 të këngës (Fest 63) në Pallatin e Kongreseve.
Fest 63 u hap me këngën “Fëmija e parë” një këngë e gdhendur në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare, e cila është kënduar nga Vaçe Zela, dhe është risjellë me mjeshtëri nga Drejtoresha Artistike e Fest 63, Elhaida Dani, e cila shoqërohej nga një grup fëmijësh.
Në natën e parë kënduan 15 këngëtarë në garë, të cilët interpretuan live në skenën magjike të Fest 63, me skenografi të Albi Çifligut, shoqëruar nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar.
Moderatorët e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës ishin Ornela Bregu dhe Enkel Demi.
Slimane, këngëtari i famshëm francez, ishte i ftuar special në natën e parë të Fest 63. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij "Mon Amour", një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.
Orkestra u drejtua nga disa prej emrave më të njohur të muzikës në fushën e dirizhimit si: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Markeljan Kapedani, Oleg Arapi, Olsi Qinami, Armando Broshka dhe Lirjona Sylejmani. Ndërsa bendi u drejtua nga kantautori Elton Deda.
2-Erma Mici
3-Luna Çausholli
4-Ronaldo Mesuli
5-Mihallaq Andrea
6-Kejsi Jazxhi
7-Lorenc Hasrama
8-Jet
9-Djemtë e Detit
10-Nita Latifi
11-Martina Serreqi
12-Alis
13-Shkodra Elektronike
14-Kleansa Susaj
15-Ardit Çuni
Do të jetë një juri profesionale, ajo që do të vlerësojë 30 konkurrentët në garë në skenën magjike të Fest 63. Pas performancave në dy netët e Fest 63, ata do të përzgjedhin këngëtarët që do të shkojnë në natën finale të Festivalit.
Alma Bektashi
Ylljet Aliçka
Merita Rexha Tërshana,
Florent Boshnjaku,
Jonida Maliqi,
Ramona Tullumani