Sociale

Starton festivali i 63-të i Këngës për Fëmijë në Shkodër, talente të reja ngjiten në skenën e teatrit ‘Migjeni’

31 Maj, 11:40| Përditesimi: 31 Maj, 15:04

  • Share

Sheshi përpara Teatrit “Migjeni” në Shkodër u mbush me ngjyra, muzikë dhe emocion, teksa startoi edicioni i 63-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Në skenë u prezantuan 14 këngë të reja në kategorinë “Junior” dhe “Të vegjlit” duke konfirmuar potencialin artistik të fëmijëve pjesëmarrës të festivalit.

Pjesëmarrësit dhe organizatorët e përshkruan natën si një fillim të mbarë për festivalin.

Një moment i veçantë ishte rikthimi në skenë i këngëtares Nikol Çabeli, e cila emocionoi publikun me praninë e saj. Fituesja e edicionit të 61-të dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision u shpreh e emocionuar për rikthimin në qytetin që i dha suksesin e parë.

Festivali do të vazhdojë me natën e dytë, ku priten të interpretohen edhe 15 këngë të tjera, duke i dhënë jehonë talenteve të rinj nga mbarë trojet shqiptare.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?