Adriana Matoshi dhe Kledi Kadiu

Nis Festivali i Këngës, Kadiu e Matoshi moderojnë ngjarjen e madhe muzikore, balerini kësaj here nga Italia jo për të kërcyer: Emocion i madh, thjeshtësia ndihmon! 

19 Dhjetor 2023, 21:30| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 07:37

  • Share

Mbrëmja e parë e Festivalit të Këngës në këtë edicion të 62, nisi në Pallatin e Kongreseve me prezantimin e koreografit dhe balerinit Kledi Kadiu dhe aktores Adriana Matoshi, që morën në një prononcim për mediet edhe vlerësimin e skenaristit Enkel Demi, si një nga dyshet më të mira që kanë drejtuar këtë garë.
I intervistuar nga moderatorja Ariola Shehu, balerini i njohur që këtë herë vjen enkas nga Italia jo për të kërcyer, siç ka ndodhur në të tjera edicione, por për të prezantuar, u shpreh se ndjehet i emocionuar.


"Është emocion i madh dhe më duhet të them se  këngët janë të gjitha shumë të bukura. Me Adrianën nuk njiheshim më herët, por gjërat kanë ardhur natyrshëm. Kemi bërë shumë prova dhe në një ecuri të mirë thjeshtësia ndihmon", u shpreh balerini, ndërsa tha se nuk ka planifikuar performancë kërcimi, por surprizat nuk përjashtohen.


Artistja nga Kosova Adriana Matoshi, në krah të Kadiut në moderim solli prej minutave të para në skenën e Festivalit elegancë në veshjen e saj në 'purple' dhe prezantim.

Këngëtarët garues të natës së parë janë:

1.Stivi Ushe “Askush si ty”

2.Besa Kokëdhima “Zemrën n’dorë”

3. Mal Retkoceri “Çmendur”

4.Eldis Arnjeti “Një kujtim”

5. Shpat Deda “S’smund t’fitoj pa ty”

6.Jehona Ponari “Evol”

7. Peter Pan Quartet “Edhe një herë”

8.Festina Mezini “Melos”

9. Kastro Zizo “2073”

10.Luan Durmishi “Përsëritja”

11. Melodajn Mancaku “Nuk jemi ne”

12. Olsi Ballta “Unë”

13. Andi Tanko “Herë pas here”

14. Sergio Hajdini “Uragan”

15.Santino De Bartolo “Dua të rri me ty”

16. Olimpia Smajlaj “Asaj”
 

Ora 22:57
'Eja se je komediani shqiptar më i njohur në Itali', Dule në Festivalin e Këngës humor me kryeministrin: Më i njohuri është i preferuari i Melonit! Emri i fillon me 'E'!

Pjesë e show-t të Festivalit të Këngës, duke shoqëruar në moderim dyshen Adriana Matoshi & Kledi Kadiu, u bë këtë mbrëmje edhe komediani Xhuliano Dule. I lindur në Shqipëri dhe i rritur në Itali (është larguar në moshën 1-vjeçare) ai solli përmes sarkazmës edhe dramën e emigracionit të shumë shqipëtarëve përballjen me racizmin edhe përmes përjetimeve të tij personale. 
Një nga momentet më pikante të shoët të tij ishte ai kur bën pjesë të monologut të tij edhe kryeministrin Edi Rama.


"Kur më ftuan më thanë 'Eja Xhuliano se ti je komediani shqiptar më i njohur në Itali' dhe unë u thashë: Jo kjo nuk është e vërtetë, nuk jam unë komediani shqiptar më i njohur në Itali është një tjetër! Ju mund ta njihni ai është komediani i preferuar i Giorgia Melonit. çdo herë që del në televizion italianët i mbushin sytë me lot, qajnë duke qeshur. Ju mund ta njihni, këtu është shumë i famshëm, emri i atij fillon me 'E'! Është (E)Xhon Belushi, se ky është televizion publik dhe nuk mund të thuhet", thotë Dule me humorë në kuadër të show-t.
 

Ora 22:22
Këngëtari i njohur Umberto Tozzi në Fest'62: Do doja të bëja një koncert live në Shqipëri! Njoh të madhin Ermal Meta, e mendoja italian

Me mbi 80 milionë disqe të shitura në të gjithë botën, i ftuari special i kësaj mbrëmje në Festivalin e Këngës në Rtsh, ishte këngëtari italian Umberto Tozzi, i cili u prezantua në performancën e tij nga Xhuliano Dule. Tozzi në një intervistë të shkurtër për komedianin e njohur edhe në Itali, rrëfeu se rikthehet në Shqipëri pas disa viteve mungesë.

"Do të më pëlqentë të bëja një koncert live këtu në Shqipëri", tha artisti italian.

Po ashtu artisti me famë botërore tha se njeh prej këngëtarëve shqiptarë të njohur që kanë korrur sukses në Itali.


"Njoh Ana Oxa-n e madhërishme, dhe të madhin Ermal Meta, për të cilin mendoja se ishte italian", u shpreh Tozzi.
"Jo jo, është i yni", ia ktheu Dule me humor.


Tozzi është i njohur në Shqipëri me këngët e tij hite si “Stella Stai”, “Gloria”, “Tu” dhe “Ti Amo”.
 

Ora 21:50
Nga Aleksandër Gjoka te Adelina Ismaili, në jurinë e Festivalit të Këngës dhe Helena Kadare 

Juria që do të vlerësojë në fund edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës u prezantua këtë mbrëmje nga moderatorët e përzgjedhur Adriana Matoshi dhe Kledi Kadiu, që theksuan se tema e kësaj gare është fjala dhe muzika, ndaj edhe emrat që do të bëjnë vlerësimin i janë përshtatur asaj. 11 anëtarët e Jurisë janë:  këngëtarët Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Fitnete Tuda,  Indrit Mesiti, shkrimtarja dhe përkthyesja Helena Kadare, poetja Nasha Lako si dhe Shpëtim Kushta (kompozitor), Victor Van Vought (producent muzikor), Zana Shuteriqi (muzikologoe, pedagoge),pianistja Anila Aliu dhe Shkumbin Ahmetxheka (drejtor i RTK).
Kujtojmë se edhe këtë edicion do të ndiqet formula e vitit të kaluar, ku publiku përmes televotimit vendos për përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion 2024, ndërsa juria zgjedh fituesin e saj dhe çmimet e tjera.
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 20/12/2023 09:28

    Skene skandaloze.Edhe nje festival per femij ka skene me dinjitoze se ky festival

    Përgjigju
  • Ha ha: 20/12/2023 08:03

    Mediokriteti Albani stanit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?