SLLOVENI- Në një kohë kur Bullgaria ka vënë veton për Maqedoninë e Veriut sa i përket integrimit në BE, duke mbajtur "peng" edhe Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Forumin Strategjik në Slloveni, për t'u përçuar një mesazh, në formën e një lutjeje. "Ju lutem hapni rrugën, bëhuni më ballkanas dhe jo Europian", i tha Rama kryeministrit bullgar, të cilin e kishte në krah, ngjitur të ulur në karrige.
" Ju lutem ju Bullgarët hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni?. Hapni rrugën bëhuni më shumë Ballkanik’, tha Rama.
Që në nisje të fjalimit të tij u kuptua se nuk do ishte aspak i zakonshëm si homologët e tjerë, kjo sepse Rama hodhi kunja në drejtim të vendeve anëtare të BE, specifikisht Gjermanisë, duke thënë se Ballkani ka një tipar që u mungon këtyre shteteve, "ne qeshim edhe kur vuajmë", duke sjellë të qeshura dhe duartrokitje në sallë. Në këtë forum po flitej për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe kreu i qeverisë Shqiptare, nuk e respektoi as minutazhin që i ishte vënë në dispozicion, pavarësisht këmbënguljes së moderatorit, duke thënë se është një rast i rrallë që vendeve të Ballkanit Perëndimor po i jepej kjo mundësi për të diskutuar për këtë temë, pasi ata vetë janë e ardhmja e këtij Unioni.
"Sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit, sepse më në fund ne u ftuam për një diskutim për të ardhmen e BE-së. E ardhmja e Europës dhe në nuk ftohem është për të qeshur dhe për të qarë. Nëse është e ardhmja e Europës ne jemi Evropë. Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor", tha Rama.
E fortë ka qenë edhe deklarata e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely, i cili tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se BE-ja nuk mund të dështojnë si me Afganistanin.
"Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë. Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur", tha ai.
Në këtë forum ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, i cili vuri theksin që BE-ja duhet të reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë forum i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në mbërritje Rama u prit nga kryeministri slloven, Janez Jansa, ndërsa pati takime të shkurtra të ngrohta edhe me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili madje e përqafoi duke patur një takim të përzemërt me Ramën.
Kryeministri Rama para nisjes së forumit pati edhe një takim me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Rama është vendosur të ulej në rresht të parë të sallë ngjitur me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky forum ka në fokus të ardhmen e Evropës dhe përgjigjen efektive ndaj sfidave aktuale, sic është pandemia Covid që ka "gjunjëzuar" botën.
Kryeministri Edi Rama tha se BE tashmë nuk mbështet në idealizmin dhe objektivat, por nisen nga sondazhet. Sipas Ramës, kur në një vend ka një palë zgjedhje, ato dalin shumë të korruptuar, por kur zgjedhjet mbarojnë situata bëhet pozitive.
‘Ka një elefant të madh në dhomë. Eterit themelues u nxitën nga idealizmi dhe objektivat, ndërsa tani nisen nga sondazhet. Përpara se të flasin për ndonjërin prej nesh u hedhin një sy sondazheve. Ne dukemi se jemi shumë të korruptuar kur vjen ndonjë palë zgjedhje në ndonjë vend. Jam mjaft i sigurt se pasi të mbyllim zgjedhjet situata do të jetë më pozitive në Maqedonisë e Veriut dhe nuk do t’u kërkohet më që të ndryshojnë emrin.’- tha Rama.
Pas lutjes së kryeministrit Edi Rama që t'u hapte rrugën integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ardhur dhe reagimi i presidentit Bullgar.
"S'është roja që ju mban te dera, partneri dhe miku juaj i besuar, dera është e hapur, ka edhe një strategji të shkurtër dhe fitimtare dhe ne jemi të hapur, gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli i procesit të anëtarësimit mbwshtetet në vlerat evropiane dhe të fqinjësisë së mirë dhe shpresoj që ky është një hap i mirë", tha kryeministri bullgar.
I pranishëm në forumin strategjik në Slloveni, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se BE është rruga e vetme etyre, por shtoi se Unioni duhet të bëjë hapin e radhës për çeljen e negociatave pas 16 vitesh në pritje si vend kandidat. Për Zaev, Bhapi i radhës nga BE duhet bërë në mënyrë që vendi të ruaj motivimin dhe 'të dimë që një ditë do të jemi pjesë e familje'.
"Ne jemi në zemër të BE rrethohemi nga vendet e BE. Një vend i vogël, mjaft i mirë, etnik e fetar, me një sukses të jashtëzakonshëm të organizimit. Kemi kryer mjaft reforma në vendin tonë, jemi bërë anëtar të NATO dhe këto arritje nënkuptojnë ekonominë, pra investime që ndikojnë drejtpërdrejtë në një PBB më të mirë, paga më të mira dhe këto çojën në objektivin tonë fundorë që t'i mbajmë të rinjtë në vendin tonë dhe ata të mos largohen. Nuk është e lehtë të jesh kandidate për 16 vite e gjysmë. Maqedonia e Veriut është vendi që ka pritur më gjatë për hapin e radhës për t'u ndërmarrë që prej vitit 2000. Kemi nënshkruar si fillesë marrëveshje e stabilizim asociimit 20 vjet më parë, para Kroacisë, ndërkohë që Kroacia ka festuar 15 vjetorin e anëtarësimit në BE. Kemi marrë rekomandime pozitive, konsensus nga vendet e Këshillit Europian, por ende nuk janë çelur negociatat. Për ne nuk ka alternativë tjetër veç asaj të BE. Jemi si ai individi që do të bëhet pjesë e familjes, por familja nuk e pranon, nuk jemi gati, por nuk kemi familje tjetër, kemi zgjedhur atë për shkak të vlerave tona, vlerave europiane dhe do vazhdojmë në këtë rrugëtim. Kemi çelur nisma të tjera rajonale si Ballkani i Hapur që të shfrytëzojmë këtë kohë për të përmirësuar cilësinë e jetës për shtetasit tanë duke shpresuar që BE të ketë kurajë të mjaftueshme për të hedhur hapin tjetër, por duhet të hidhet që të ruajmë motivimin tonë dhe të dimë që një ditë do të jemi pjesë e familjes", tha Zaev.
Gjatë fjalës së tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor. Rama, publikisht i kërkoi Bullgarisë që të jetë më pak Evropiane dhe të veprojë si një shtet Ballkanik dhe që të mos bëhet pengesë për Maqedoninë e Veriut e të vijojnë negociatat me BE-në.
‘Së pari, më lini të përpiqem që t’iu jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, sepse në Ballkan ka diçka që besoj duhet ta ruajmë fort, që ne mund të buzëqeshim e të qeshim edhe kur vuajmë, ç’ka pjesëtarët e Bashkimit Europian nuk janë në gjendje ta bëjmë. Po e kam fjalën për gjermanët. Dikush u afrua e takoi një euro-optimist dhe euro-pesimist në ditët e sotme. E pyeti euro-optimistin se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin. Ai tha se Turqia do të hyjë në BE ose nën presidencën e Maqedonisë së Veriut apo nën presidencën e Shqipërisë dhe pastaj euro-pesimisti sërish u pyet dhe tha që të dyja ato do hyjnë në BE, kur ta ketë presidencën Turqia. Kështu që e kemi gjetur mënyrën për t’u përballur me këtë mishërim të Beckett-it përmes BE-së. BE-ja është Samuel Beckett-i ynë, ne po presim Godonë. Nuk e di kush është Vladimiri apo kush Ekstragoni, unë apo Zorani, por sigurisht që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si këto dy karaktere në dramën e Beckett-it , ku njëri thotë: “A do ikim” tjetri thotë: “Eja të ikim” dhe Becketti thotë: “Askush nuk lëviz nga vendi”.
E bukura e kësaj është se Becketti mund të shfaqet në Bashkimin Europian përmes ngjyrave e kombeve të ndryshme, së fundi është Bullgaria, por ne jemi këtu për të luftuar. Pse për të luftuar? Sepse ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë. Çfarëdo të mendojnë njerëzit pjesë e BE-së, çfarëdo të thonë njerëzit në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht, i jam shumë mirënjohës Kryeministrit këtu dhe Presidentit sigurisht, sepse më në fund, në këtë diskutim për të ardhmen e Europës, ne u ftuam. Natyrisht është një takim anësor, nuk është kryesori, pasi është shumë dramatike dhe shumë qesharake të shohësh Bashkimin Europian të angazhohet në diskutime për të ardhmen e Europës dhe ne nuk ftohemi. Së paku, për mirësjellje të ndryshojnë emrin, e ardhmja e Bashkimit Europian, sepse nëse është e ardhmja e Europës, ne jemi Europë dhe nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Europian.
Nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë kështu, nuk do jetë mirë për ne, por do të jetë edhe më keq për BE-në. Kjo jo sepse po i jap Ballkanit Perëndimor të gjithë atë peshën me të cilën e kemi parë njëri-tjetrin kur ishim të izoluar, por sinqerisht po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues e nuk mund të rri pa thënë që, nëse do çoheshin etërit themelues e do ndiqnin këtë diskutim për të ardhmen e Europës, do mendonin që më mirë të ishim vdekur sesa gjallë. Unë nuk kam prova, por po kthehen përmbys në varr. Ç’e ardhme e Europës, për çfarë po debatojmë? Si puna e atij priftit në Kostandinopojë, kur po shembeshin muret dhe diskutonin seksin e engjëjve? Më falni që po tregohem kaq ballkanik, por kjo është gjëja e mirë e të qenit europian nga Ballkani, sepse nuk e humbet asnjëherë ndjenjën e humorit edhe brenda tragjedisë. Jo faleminderit, nuk kam mbaruar sepse të paktën këtu në Slloveni, këtu në Bled, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutimin për të ardhmen e Europës për kaq gjatë.
Kështu që do ta përmbyll me këtë. Ju lutem, mos përmendni më aktorët e tretë, faktorët e tretë sepse është shumë qesharake. Nga njëra anë na thuhet se na duan. Na doni? Mirë. Nuk na thonë që ju duam dhe ne. Na thonë se jeni të rëndësishëm për ne. Na thonë se një ditë do martohemi me ju, por deri atëherë, as nuk flasim dot bashkë, por as nuk iu flisni dot të tjerëve. Natyrisht, kjo kërkon të sprovojë dhe testojë karakterin e besnikërinë tonë, por nuk funksionon kështu. Askush nuk po vjen në vete. Ne nuk po flasim të bëhemi anëtarë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macron që është më i riu do jetë duke shkruar kujtimet. Po flasim për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.Unë do të përfitoj nga rasti dhe do t’i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutem ju bullgarët mos jeni kaq tipikë të BE-së, bëhuni ballkanas. Hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta dhe pastaj ju mund të bëheni ballkanikë dhe të dilni e të vini pengesa dhe të bllokoni, por hapni rrugën.'- tha Gjeta.
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të BE-së në Slloveni, solli në vëmendje situatën e krijuar në Afganistan. Varhelyi theksoi se kjo situatë i jep një mësim Bashkimit Evropian, që të mos humbasë kohë në integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Ju nuk folët për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se ky do të ishte koncepti i duhur për të diskutuar, sepse zgjerimi është proces, ka fazat e veta. Është më shumë një proces administrativ, sesa politikë. Megjithatë, ajo që ne duhet të diskutojmë është se si do të bëhet pjesë e BE Ballkani Perëndimor dhe kjo do të ndodhë përmes procesit të integrimit, që do të thotë integrim politikë, ekonomik, por edhe i vet shoqërisë. Ajo që ne dimë dhe që mendoj se ne kemi një shembull të kohëve të fundit, por edhe një përvojë të freskët fare, që ka të bëjë me Afganistanin. Përgjegjësia që ne kemi për Ballkanin Perëndimor është shumë më e lartë ndaj përgjegjësisë që kemi për Afganistanin, ndaj dhe ne nuk do të dështojmë. Pra, duhet t’i integrojmë ata nga aspekti politikë, ekonomik, shoqëri. Nuk ja lejojmë dot vetes të mos ndodhë kjo gjë. Por, brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të ketë një bindje të plotë se të gjitha këto reforma ja vlejnë për integrimin. Ne duhet të tregohemi shumë të vendosur, që të jemi gjithnjë të motivuar dhe ta bëjmë të qartë se oferta që vëmë në tryezë është e drejtë. Afganistani na jep një mësim se nuk kemi më kohë për të humbur. Duhet medoemos të bëjmë të gjitha punët e duhura, të marrim vendimet e duhura, që rajoni të ecë përpara”, tha Varheyli.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se BE duhet të që reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai listoi edhe një sërë argumentesh se përse këto vende duhet të jenë në BE.
"BE duhet përkrahur dhe të bëjmë reformat tona, zgjerimi i BE dhe reformat e brendshme shkojnë krah për krah, sidoqoftë duhet të ketë dhe një sërë reformash në sistemin vendimmarrës të BE, kemi pritur 2000 afganë, jemi vend i varfër, por ku bëhet fjalë për çështjet humanitar, nuk duhet thënë "pse", por "si", plus që partneriteti me SHBA është shumë e fortë, përfshirja e Ballkanit perëndimor në BE do të ketë përfitime të mëdha, kufiri i jashtëm i BE do të kufizohet me Mijëra kilometra, pra kufiri i jashtëm në pikëpamjen e sigurisë, do bëhet më i vogël dhe më mirë për të dyja palët. Një një 3 qytetarë nuk jeton në ardhmeN, por në ndonjë vend të BE, kështu që diaspora jonë do të jetojë në të njëjtën hapësirë, psh mbi 20% e GDP përbëhet nga dërgesat e diasporës", tha Kurti.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke folur në forumin strategjik të BE-së, në Slloveni tha se BE duhet bëjë më shumë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pahor tha se ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit ka efekte negative. Sakaq presidenti slloven po ashtu tha se mbështet nismën për Ballkanin e Hapur, ku tha kjo nisme ka si qëllim edhe përshpejtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
'Forumi Strategjik i Bled i ka kushtuar tradicionalisht vëmendje Ballkanit Perëndimor, ky vit nuk përbën përjashtim. Tema kryesore është e ardhmja e Europës. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe duhet të angazhohet në diskutimet për të ardhmen e saj.
1-Në përfitim të BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse gjithë vendet e ballkanit do të anëtarësohen sa më shpejt. Vonesa apo shtyrja e zgjerimit mund të sjellë pasoja të paparashikuara e padëshiruara për dy palët.
2-Interesi gjeopolitik në zgjerimin e BE është i ndërsjelltë. BE ka apo duhet të ketë interes gjeopolitik në zgjerimin e rajonit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë interes për t’u anëtarësuar.
3- Përgjegjësia për zgjerimin është e ndërsjelltë. BE duhet të këmbëngulë me vullnet të fortë për zgjerimin e tij drejt Ballanit, si përparësi, dhe vendet e rajonit duhet të dëshmojnë gatishmëri, të përqafojnë vlerat themelore të BE e të zgjidhin konfliktet.
4- Zgjerimi i BE është po kështu e më tepër duke u bërë çështje kohe. Ritmi i ngadaltë ka 4 pasoja negative, qoftë për vetë unionin apo vendet.
a/ dobëson besimin
b/ ngadalëson reformat
c/ rrit nacionalizmat
d/ hap hapësirë për ndikimin e vendeve të treta
Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon në fakt idetë naive dhe për mua të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të përvijohen në mënyrë të paqtë. Është deklaratë e vendosur. Vetëm zgjerimi mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë e rajonit dhe gjithë BE.
5-Unë besoj se në strategjinë e vet të zgjerimit, BE duhet ta shohë Ballkanin Perëdnimor si të tërë, jo si pjesë të veçanta, jo siç po ndodh tani. Nuk nënkupton së rreshturi së negociuari me qeveritë.
Kjo nënkupton se BE dhe shtetet anëtarë duhet të bëjnë më shumë që procesi i zgjerimit të ketë produkt pozitiv. Shkurtimisht këto vende duhet ta shohin procesin e zgjerimit si stimul për bashkëpunim e jo konkurrencë.
6- Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për t’u bërë më tërheqës. Kam mbështetur nismën “Open Balkan” që dy vite më parë. Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet e ndryshme, por jam i sigurt se nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Nuk do të flisja kurrë në favor të kësaj nëse do ishte nismë kundër BE. Nisma Open Balkan ka potencial të madh për të përshpejtuar proceset ekonomik e sociale dhe do të rritë karakterin e tyre tërheqës. Më lini ta them edhe njëherë. E di shumë mirë se ka pikëpamje të ndryshme kësaj nisme, por më lini të pohoj se si duhet të vazhdohet së bashku.
Unë besoj se Bashkimi Europian ka kapacitet e duhura për t’u marrë me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Le të mos ta shndërrojmë Ballkanin Perëndimor në një mundësi të ngrirë. Ndoshta ai është një problem, por mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për BE. Zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin, por një përpjekje e përgjithshme për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të mbetet përparësi. Bosnja përbën një sfidë të posaçme për një sërë arsyesh. Është koha të bëjmë maksimumin për ta sjellë rajonin në Bashkimin Europian. E di që është e vështirë nga të dyja anët por le të bëjmë më të mirën tonë.'- tha Pahor.
Bashkimi Evropian duhet të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE, të vendeve të Ballkanit Perëndimor është shprehur kështu presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli në fjalën e tij në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.
Sassoli theksoi edhe njëherë se anëtarësimi i rajonit është tejet thelbësor, pasi nëse ndodh e kundërta influence e vendeve të tjera mund të rritet ndjeshëm, duke theksuar rritjen e influencave turke, ruse dhe kineze.
Ndërkohë që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit. Fillimisht Vuçi kritikoi mos mbajtjen e premtimit për Maqedoninë e Veriut, e cila ndryshoi edhe emrin e saj për të arritur një marrëveshje me Greqinë, por që ende nuk ka një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare pas problemeve dhe pengesave të vendosura nga Bullgaria kësaj here. Ndërkohë që pavarësisht se vendi I tij ka mbajtur Konferencën e Parë, Vuçiç I shpreh se në të njëjtën situatë si Shqipëria mund të gjendet edhe Serbia për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit.
Gjatë forumit është diskutuar edhe për situatën në Afganistan dhe gjendjen e refugjatëve afganë., David Sassoli, njëjtë si për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk ka kursyer kritikat për vendet e BE-së të cilat sipas tij nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët afganë që ikën nga talebanët. Në anën tjetër ka vlerësuar qëndrimet e vendeve jo anëtare si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilat kan hapur dyert për qindra qytetarë afganë. Kjo kritikë nxiti reagimin e disa prej liderëve të vendeve të BE-së, ku i pari ishte kryeministri grek i cili tha se mbështet vendimin e shteteve të BE-së për të mos pranuar refugjatë afganë, pasi në krizën e emigrantëve në vitet 2015-2016 vendi i tij kishte vuajtur më shumë.
Ky forum është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë dhe të pranishëm në të janë krerët e BE-së, të vendeve anëtare dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm nga Shqipëria është Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e punëve të jashtme Olta Xhaçka.
Ky forum ka në fokus të ardhmen e Evropës dhe përgjigjen efektive ndaj sfidave aktuale, siç është pandemia Covid që ka "gjunjëzuar" botën. Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit me përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të përfshijnë të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, një nga diskutimet më të forta në Forum, që i paraprin samitit BE - Ballkani Perëndimor në tetor.
Presidenti i Bullgarisë i kthen përgjigje Ramës: Që të jemi më konkret miku ynë Edi këtu flitet për integrimin tuaj…
PërgjigjuHajde dashtë zoti futet ne BE Shqipëri e te punoje rinia sepse Shqipëria do behet Sikur Portugalia dhe sikur Malta vend i Bukur mesdhetar
PërgjigjuKur flet per merita ky bullgari qe qytetaret e tij ngelen duke lypur stacioneve te trenave neper Evrope dhe duke marre lemoshen e shtetit. Vetem barre jane per shoqerine e BE. Te pakten ne shqiptaret e ndershem punojme nuk lypim, as kerkojme lemoshe !! Nga Gjermania
PërgjigjuO Edi Rama për çfar e do ti bashkimin evropjan ? Ata spo meren vesh me njoni tjetrin e jo mo të meren me ty o Ed palla. Prandaj hap vënde pune e lëri llafet e shout. Jepi pun Shqiptarve që mos të zbrazet Shqipria o Zoti Edi.
PërgjigjuTi lutet Zaevi bullgarise jo Edi Rama ne na mbeshtet Bulgarien e keMi vend mik
PërgjigjuORE TRAP,QENKE NJE I TILLE ME RRENJE...E MORE NE QAFE SHQIPERINE....TI JE AI QE E NGEC MEMEN SHQIPERI DREJT INTEGRIMIT...BULLGARIA MERET ME PUNET E VETA.
Përgjigjupse e dun aq shum tgjatin me vllai?
Përgjigju