Nis fushata arkeologjike në Pogradec, vërtetohet koha e vendbanimit në Neoloitin e Hershëm (VIDEO+FOTO)

10 Shtator 2022, 12:27| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 16:46

  • Share

POGRADEC- Toka nën rrethin e Pogradecit e mbushur me histori!

Vetëm pak ditë më parë, gërmimet në afërsi të Linit zbuluan palafitin 7600 vjeçar, ndërsa sot një tjetër grup arkeologësh evidentuan një tjetër vendbanim i cili mendohet se ka pasur një sipërfaqe më shumë se 2 hektarë dhe daton në periudhën e Neolitit të hershëm, më shumë se 8000 vjet më parë.

Kërkimet e departamentit të prehistorisë në institutin e Arkeologjisë dhe ekspertëve nga Universiteti i Beogradit dhe Shkupit, kanë arritur të evidentojnë vendbanimin e hershëm, ku mes të tjerash, të dhënat e gjetura hedhin dritë më tej mbi jetesën dhe organizimin e banorëve 8000 mijë vjet më parë.

Edlira Andoni, arkeologe thotë se kjo zonë është e pasur arkeologjikisht dhe mbetet në fokus të gërmimeve, për zbulime të reja.

Zbulimet arkeologjike në zonën e Pogradecit, tregojnë dhe një herë vjetërsinë e zonës dhe organizimin shoqëror në prehistori, gjithashtu hedhin dritë dhe mbi mënyrën e jetesës në këtë zonë mijëra vjet më parë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?