Kosova & Rajoni

Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë

13 Janar, 19:51| Përditesimi: 13 Janar, 20:16

  • Share

Në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore për votimet e 11 shkurtit. Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha foli në ‘Studio Live’ teksa theksoi se kauzat e qeverisë Kurti kanë dalë bosh, ndërsa oferta e partisë së tij duket më realiste.

'Qeveria nuk është liruar nga gjuha elektorale që kur u zgjodh të qeveris. Çdo punë e interpreton si të lejueshme meqenëse çdokush para tyre ka bërë të njëjtën gjë. Çdo arritje e paraqesin si rezultat për efekte elektorale. Harrojnë se janë aty për të qeverisur. Të dy qeveritë Kurti kauzat kanë dalur bosh. Asnjë premtim nuk është përmbushur. Qeveri e zhgënjimit të madh. Qytetarët e kanë lexuar. Kanë një perceptim, përmes veprimeve të gabuara politike jemi shtet në sanksione. Të gjitha partitë po përpiqen të nxjerrin në shesh objektivat e tyre. PD ka ofruar një program të matur, duken tejet reale dhe besoj se do kenë besimin e qytetarëve.

Baza reale e votave kësaj lëvizjeje është 14-16%. LDK 24-26%, PDK 29-30%. Sipas vlerësimit të ndërkombëtarëve këtu po kthehen partitë.'

Më tej tha se Kurti erdhi në pushtet me propagandë, ndërsa sot nuk ka asnjë sukses që tu ofrojë qytetarëve.

'Kurti erdhi me propagandë të fuqishme. Sot në Kosovë nuk mund të thuhet, gjeni  një investim 1 mln që kjo qeveri e ka përfunduar në mandatin e saj. Nuk ka. Nuk ka çfarë të ofrohet me qytetarëve. Metoda dhe retorika që duan të ngrenë patriotizmin. Apo duke refuzuar Prokurorinë Speciale. Që sjell precedent shumë të turpshme për një kryeministër.'

Sakaq, foli edhe kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behramaj, i cili vlerësoi kandidatin për kryeministër të forcës ku bën pjesë, Bedri Hamzën.

'Hera e parë kandidat i PDK. Arsyeja pse hyra në këto zgjedhje, sepse në 4 vjetët e kaluara kemi patur një qeveri që përmbysi një traditë me shtet ndërtimin me komunikimin e aleatëve tanë, zhgënjim me institucionet e Kosovës, me kryeministrin dhe presidenten. Kanë braktisur krerët e UÇK-së në Hagë. Ky ka qenë motivi, por i dyti shpresa që ka ngjallur kandidati i PDK për kryeministër Bedri Hamza. Ofron një lider me vizion për krijimin e transformimit shoqëror, ekonomik, ka ofertë për rritjen e pagave, pensioneve, pensioneve për veteranët. Dhe shumë beneficione të tjera. Kemi një entuziasëm dhe kthim të atyre që e kanë braktisur PDK.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?