Nis fushata për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, Krifca: Metoda që po përdorim është certifikuar nga BE, siguron mirëmbajtjen pa përdorim kimikatesh

3 Qershor 2023, 16:53| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 17:10

  • Share

Në zonën e Reçit të Malësinë së Madhe ka nisur fushata për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, që është një ndër insektet më dëmprurëse në plantacionet e gështenjave.

Mirëmbajtja dhe ruajtja e gështenjës realizohet përmes një insekti të krijuar në kushte laboratorike, i cili përjashton përdorimin e pesticideve.

“Ne prodhojmë diku 5-6 mijë tonë gështenja në vit dhe janë rreth 2 500 hektarë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. 25 % e prodhimit të gështenjës në rang vendi shkon drejtë vendeve të Europës si eksport bujqësor. Kjo metodë që po përdorim për mbrojtjen e saj është certifikuar nga BE, siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar”, tha Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë.

Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, tha se duhen burime njerëzore të specializuara për e insektit që lufton grerëzën në plantacionet e gështenjës.

"Kjo vlen dhe për bimët mecidinale apo kultura të tjera. Bashkia i ka në fokus këta sektorë dhe është duke bërë investimet përkatëse”, tha Tonin Marinaj.

Në zonën e Reçit kultura e gështenjës është 300-vjeçare dhe banorët e ka bazuar ekonominë familjare tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/06/2023 01:29

    Me kujtohet kur jetoja ne Shqiperi,geshtenjat dilnin shpesh te krimbura,nuk e di nese ky problem shkaktohet nga grereza e zeze,apo ndonje tjeter,por duhet t'i kontrolloje nje per nje,dicka e bezdiseshme.Ketu ku jetojme tani,geshtenjat shiten te papjekura vetem ne dimer,se te pjekura e te qeruara e te paketuara ne zarfe, gjen ne cdo kohe.Por ato qe i pjekim vete,shiten vetem ne dimer,afer festave dhe jane shume te shtrenjta,6-7$/lb,njerezit marrin nga pak s'a per t'u /lepire/si i thone fjales,pasi del me humbje te madhe per shkak te levozhges.Keto qe shiten ketu,vijne nga Italia,prandaj jane kaq te shtrenjta,pasi llogariten si/nut/ ekzotik,plus largesia.S.d.q.nuk dalin asnjehere te krimbura,por levozhga e tyre mban nje ere te lehte benzine/gazoline kur i pjek.Nuk e di nese kete e bejne per t'i mbrojtur nga insektet si kjo grereza,nga minjte kur i sjellin me anije,apo thjesht per t'ju zgjatur freskine/jetegjatesine.

    Përgjigju
  • ARBER: 03/06/2023 17:15

    Geshtenja, ky kultivar i rralle me vlera te medha per ekonomine tone eshte ne rrezik zhdukje… Duhen masa urgjente per ta shpetuar ate…Druaj qe Ministria e Bujqesise nuk eshte fare ne efiçence ne ket drejtim…Jane 2400 ha geshtenja ne shkalle vendi, thote. Vetem Tropoja ka masivin me te madh ne Ballkan me 2400 ha e mbi 300.000 rrenje…Pra as inventarin nuk e din??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?