Nis fushata Zgjedhore/ PS dhe PD publikojnë spotet! Rama me Robert Ndrenikën, Basha me këngëtaren e huaj Sia

25 Mars 2021, 09:24| Përditesimi: 25 Mars 2021, 17:29

  • Share

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë publikuar ditën e sotme spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit. Protagonist i spotit të PS-së, është aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili sjell premtimet e socialistëve për mandatin e tretë.

"Mirëmëngjes dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë. Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore", shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Basha ka shkruar shkurt, me bindjen se do të fitojnë. Basha ka publikuar një video nga momenti kur banderola gjigante vendoshet në hyrje të selisë së PD-së, ndërkohë që në sfond është kënga e Sia-as, "Unstoppable" (Të pandalshëm).  “Jam i pathyeshëm/ Po, unë fitoj çdo lojë të vetme/ Unë jam kaq i fuqishëm/ Jam kaq i sigurt/Po, sot jam i pandalshëm…”, thuhet në këngën e SIA-s.

"Së bashku do të fitojmë", shkruan Basha.

Ora 17:25
Mori pjesë në spotin e PS, Robert Ndrenika u përgjigjet kritikëve: O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë! Djali i shokut Ali Manaj më shan nga Londra

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka reaguar lidhur me disa kritika që i janë adresuar pasi u bë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndrenika i jep përgjigje atyre që e kanë kritikuar për vendimin e tij të rreshtimit krah PS-së.

Postimi i plotë: 

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!

B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?