Foto ilustrues

Kronikë

Nis hetimi për tre punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për shpërdorim detyre

30 Prill 2020, 21:14| Përditesimi: 30 Prill 2020, 21:18

  • Share

SARANDË - Nis hetimi për tre punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për shpërdorim detyre, ku Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  referoi materialet në Prokurori.

Pas transmetimit  të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në ngarkim të punonjësve të policisë:

- Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

- N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

- Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Policia falenderon median për denoncimin e rasteve dhe inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?