Rita Ora

Nis Java e Kulturës Britanike! Aktivitetet hapen me ndeshje kriketi e kulmojnë me koncertin e Rita Orës!

2 Shtator 2022, 16:09| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 16:52

  • Share

Në sërë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, ku çdo javë i dedikohet kulturës së një vendi me aktivitete të ndryshme kulturore, sportive etj, Bashkia e Tiranës do të organizojë javën e parë të shtatorit Javën e Kulturës Britanike, në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete për artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës më 6 shtator.

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me diej se aktivitetet do të nisin me një ndeshje kriketi në Tiranë.

“Anglia promovon në mënyrë të jashtëzakonshme shumë sporte, jo vetëm futbollin apo boksin, kriketin, sepse sporti bashkon njerëzit. Me sport është mënyra e mirë sesi e nisim këtë javë të bashkimit, të bashkëpunimit, të vëllazërisë që kemi me Britaninë e Madhe, një vend që ka qenë gjithmonë aleati ynë, ka qenë gjithmonë një fans i yni, ka qenë aty në ditët tona të vështira, qofshin këto ditët e vështira të Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e vështira gjatë eksodit të Luftës në Kosovë”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori Britanik deklaroi se “Java Britanike” do të vijë me një sërë aktivitetesh të ndryshme, të cilat nisin në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.

“Është një kënaqësi që të jem në qendër të Tiranës , në qendër të Shqipërisë,  në sheshin “Skënderbej”, për të lançuar “Javën Britanike 2022” dhe kjo do të jetë java kulturore ku ne do të festojmë të gjithë aspektet e kulturë mes Britanisë dhe Shqipërisë”.

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për ngritjen e skenës gjigante për koncertin e Rita Orës, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?