Foto ilustruese

Sociale

Nis konsultimi për draftin, qeveria propozim shtyrjen me 5 vite të moratoriumit të gjuetisë

5 Nëntor 2021, 14:47| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 23:04

  • Share

Hidhet për konsultim drafti i minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ku parashikohet shtyrja me 5 vite e moratoriumit të ndalimit të ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë. 

" Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” ka si qëllim që të ndalojë ushtrimin e aktivitetit të gjuetisë me synim vijimin e përmirësimit të gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie (dhe jo vetëm). Objektivi kryesor që synohet të arrihet me këtë akt lidhet me krijimin e qetësisë dhe kushteve të favorshme për rimëkëmbjen e llojeve të faunës së egër objekt gjuetie, por dhe të llojeve të tjera të cilat nuk janë objekt gjuetie dhe që ndikohen nga gjuetia e paligjshme", thuhet në relacion.

Edhe pse nga moratoriumi erdhën rezultate pozitive sa i përket shtimit të popullatave të faunës, të cilat për disa specie ishin në minimumin jetik, sipas specialistëve, është e domosdoshme shtyrja e afateve.

 

Moratoriumi gjuetise - Projektligji

Moratoriumi gjuetise - Relacioni

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 05/11/2021 18:46

    Ministrat se kane iden qe harabelat po na hane rrushin dhe gargulli hurmat

    Përgjigju
  • Ppp: 05/11/2021 16:51

    I vetmi qellim eshte qe te mos zbulohen parcelat me kanabis Me gjeni nje vend ne bote qe ka vene ne jete nje moratorium 10 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?