Futbollisti Antoine Griezmann

Nis Liga e Kombeve, në Mynih luhet Gjermani-Francë/ Loew: Ozil u vetëpërjashtua

6 Shtator 2018, 09:26| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 09:34

  • Share

Liga e Kombeve kompeticioni më i ri i UEFA-s që zëvendëson miqësoret dhe i jep një mundësi më shumë ekipeve për t’u kualifikuar në Europian starton sot me disa ndeshje ku ajo që spikat është Gjermani-Francë e grupit të parë e Ligës A.

Pancerat zbresin sonte në fushë në “Allianz Arena” ndaj kampionëve të botës për të harruar zhgënjimin në Botëror ku u eliminuan që në fazën e grupeve. Mesut Ozil u largua me polemika dhe trajneri Joachim Loew i mbyll derën përfundimisht duke theksuar se mesfushori u vetëpërjashtua ndërsa për përballjen thekson:

”Kualitetin që kemi pasur vitet e fundit e kemi akoma por na takon ta hedhin në fushë dhe të rindezim zjarrin brenda nesh. Jam i bindur se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë” e mbyll Loew. Neuer, Kimmich, Boateng, Hummels dhe Schulz do jenë në repartin e prapavijës ndërsa në mesfushë do luajnë Kroos, Gundogan dhe Goretzka ndërsa në sulm Reus, Werner dhe Muller. 

Franca kampione e Botës në fuqi bën daljen e parë zyrtare pas triumfit në Moskë ndaj Kroacisë dhe gjelat nuk pritet të ndryshojnë shumë nga formacioni që u shpall fitues i evenimentit të rëndësishëm. Trajneri Didier Deschamps i druhet euforisë dhe kërkon që skuadra të mos relaksohet. “ Gjermania ishte një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës por i shkoi keq por është një skuadër me shumë kualitet” e mbyll Deschamps.

Në portë do të jetë Areola pasi Lloris është i dëmtuar dhe në mbrojtje do luajnë Pavard, Varane, Umtiti dhe Mendy. Mbappe, Pogba,Kante dhe Matuidi do jenë në mesfushë dhe në majën e sulmit Giroud dhe Griezmann.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?