Politikë
Top 24

Socialistët ndezin 'motorët' e fushatës, cilat ishin vendimet që u morën në mbledhjen e grupit (Detaje+Foto)

3 Shtator 2018, 09:05| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 11:03

  • Share

TIRANE-Siç ishte lajmëruar edhe më herët, sot në orën 09:00,  nisi mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar në Pallatin e Kongreseve. Në orën 10:00 është parashikuar mbledhje edhe nga grupi parlamentar i PD-së bashkë me aleatët dhe LSI.

“Shqiptarja.com” ka siguruar disa foto pak para nisjes së mbledhjes së PS-së. Të parët që kanë mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve janë Valentina Leskaj dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së u diskutua lidhur me sesionin e ri parlamentar dhe qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste. Në mbledhje u miratua data 7 shtator për hapjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Kryesia e PS-së vendosi hapjen e fushatës së pranimeve të reja në PS. Socialistët janë mobilizuar tashmë për fushatë. 

Në Asamblenë Kombëtare, përveç fjalës së Ramës do të lexohet raporti i turit të llogaridhënies, si edhe raporti mbi performancën e kryetarëve të bashkive dhe këshilltarëve. Në Asamblenë e PS pritet të merret vendimi për të ndryshuar anëtarët e kryesisë së PS-së që vijnë nga sekretariati, duke ristrukturuar kështu sekretariatin.

PS pritet të nisë turin e llogaridhënies vetëm me pushtetin lokal në të gjithë vendin ku do shkojë në çdo fshat, kryebashkiaku dhe këshilltarët e PS. Në mbledhje u vendos, ngritja e një grupi pune me qëllim maksimizimin e votave, siç u paralajmërua më herët në mbledhjen informale të qeverisë në Vlorë. 

Kryeministri Edi Rama duke hyrë në Pallatin e Kongreseve

Majko dhe Leskaj duke hyrë në Pallatin e Kongreseve

Grupi strategjik do të përbëhet nga

Blerina Gjylameti Kryetare, Sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës 
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Bledi Çuçi
Taulant Balla
Erion Veliaj
Gramoz Ruçi.

Ora 11:00
Mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama poston video në Instastory

Gjatë kohës që në pallatin e Kongreseve po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama, ka postuar një foto në profilin e tij në Insta Story. Rama tregon në videon e shpërndarë prej tij, disa nga pikat e rendit të ditës, të cilat i shoqëron me dixhiturën: “Kryesia e PS, live”.

Siç duket edhe në foto, në rend të ditës janë diskutimet për thirrjen e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, më 7 shtator, diskutime për turin e llogaridhënies, si dhe  nisjen e procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë.

Fotoja e postuar nga Rama
Komento

Komente

  • pailot: 03/09/2018 11:53

    beni me shume per qetesine mostrat duken i keni ne rruge kudo igjeni ata

    Përgjigju
  • Roni: 03/09/2018 09:19

    Me kete grup PS i humb zgjedhjet e del ne opozite.Nuk eshte bere asgje per popullin kete ta dij mire PS.Jam votues i PS qe prej krijimit te saj.

    Përgjigju
  • Roni: 03/09/2018 09:15

    Pse kjo eshte PS te cilen ne kemi votuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?