Nis nga 18 shtatori Censusi i Popullsisë, drejtoresha e INSTAT për Report Tv: 50 mijë lekë gjobë për ata që s'përgjigjen ose gënjejnë! Të dhënat publikohen në qershor 2024

6 Shtator 2023, 18:39| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 21:32

  • Share

Më 18 shtator do të nisë Censusi i Popullisë dhe Banesave. Elsa Dhuli drejtoreshë e INSTAT në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha tashmë se është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.

'Censusi i popullsisë dhe i banesave ndodh një herë në 10 vjet. Do të nisë më 18 shtator. Rreth 7500 persona janë të angazhuar në cenuesin. Në datën 18 shtator e cila konsiderohet dhe dita e parë e fillimit të censusit do të krijohet 'fotografimi' i të gjithë popullsisë rezidente. Kemi kryer trajnime të stafit anketues. Deri tani jemi në situata të kënaqshme për kryerjen e këtij procesi madhor.’- tha Dhuli.

Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, Dhuli shpjegoi se janë pyetësorët janë me 8 module dhe 100 pyetje.

‘Ka një modulim banesën. Ka një modul mbi individin që merret informacion mbi statusin e arsimit punësimit. Është një modul që i takon bujqësisë. Do të shërbejë edhe si bazë për censusin e ardhshëm të popullsisë.’- tha Dhuli.

Në rast se qytetarët refuzojnë të përgjigjen apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete! Drejtoresha Dhuli nënvizoi se qëllimi nuk është të vendosen gjoba, por duke ju referuar bazë ligjore, në rast mos përgjigje, qytetarët mund të penalizohen më 50 mijë lekë gjobë.

'Parashikon penalitet për ata që nuk pranojnë të përgjigjen apo do të japin përgjigje të rreme. Qëllimi është të mos vendosim asnjë penalitet dhe asnjë gjobë. Duke ju referuar bazës ligjore ka disa penalitet referuar ligjet duke nisur nga 50 mijë lekë gjobë. Përjashtim përbëjnë tre pyetje që lidhen me etninë fenë dhe gjuhën dhe janë konsideruar pyetje opsionale me deklarim të lrië. Në përmbajtje kanë të drejtën për të mos deklaruar. Në rast se qytetarët nuk pranojnë të deklarojnë s’ka asnjë lloj penaliteti.’- tha Dhuli.

Dhuli bëri me dije se censusi do të mbyllet me 28 tetor, dhe se të dhënat do të publikohen në qershor të vitit 2024.

‘Do të nis ëmë 18 shtator do të zgjasë prej 6 javësh dhe mbyllet me 28 tetor. Do të publikohen të dhënat qershor 2024. Të dhënat e detajuar dhjetor 2024.’- tha Dhuli.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur kiro: 07/09/2023 20:55

    Jam pa shtepi dhe as me qera per arsye srehimi dhe te asnje te ardhur kam 1 vit qe jam ne itali .ne kte mosh 59 vjec te ikesh nga vendi yt esht shum e veshtir .por i besova ps ku aderoja duke qen dhe antar partie .skam. adres

    Përgjigju
  • Cuko: 07/09/2023 12:37

    Kjo te gjobisi vehten per injorancen dhe mos te merret me te tjeret

    Përgjigju
  • Lashi: 07/09/2023 12:30

    Me cfar do e bej censuesin ku mbi 2miljon jemi jasht vendit.ne koh te tanishme censuesi duhet te behet me e-Albania...

    Përgjigju
    • Rezidenti: 07/09/2023 14:00

      Nuk i intereson emigranti qe nuk jeton aty prandaj po e bejne pasi te kene ikur ata.

  • zhirajr: 07/09/2023 08:54

    Census me postier. Ka kuptim? Si do dale sa jemi, sa punojme etj. Te dhenat do jene vetem projeksione pa asnje siguri reale edhe sikur te jete parallogaritur numri i nevojshem sepse nuk mund te kontrollohet puna e 7500 postiereve. Eshte bere keshtu qe mos dihen saktesisht disa te dhena delikate...

    Përgjigju
    • ha ha: 30/10/2023 17:57

      ne pjesen me te madhe u kane kerkuar vetem emer mbiemer, census leshi

    • Hydajet: 08/09/2023 22:58

      Nuk behet nga poster por Jan nje staf I mir trajnuar .por duhet edhe mirkuptim nga qytetaret

  • GazmendD: 07/09/2023 08:44

    Rama, bro!, hiq të gjithë ata që e bëjnë këtë në shekullin 21. Për çfarë ju duhet e-albania? çdo familje, ose çdo fshat (harro qytetin) ka 1 person që mund të shënojë pyetje në internet. po i numëroni delet?

    Përgjigju
  • edi: 07/09/2023 08:30

    Nuk besoj se gjithandej duhet te japim edhe emrat e prinderve. Kam shkuar ne nje banke per te kembyer 100£ dheme kerkonin emrin e nenes dhe babait (megjithese un jam vete 70 vjeç) kur ne treg mund ta kembeja dhe me me leverdi dhe shume me shpejt!

    Përgjigju
  • vlonjati: 07/09/2023 08:26

    Pse i gjetet tamam kohen kur emigrantet ikin apo nuk ju interesojne ?! besoj se dhe ne jemi Shqiptare edhe pse mund te kemi dhe dy shtetesi.

    Përgjigju
    • Klaus: 07/09/2023 09:15

      Ne census regjistrohen personat qe jane rezidente prej te pakten 1 viti.

  • Maks: 07/09/2023 08:02

    Per mendimin tim ky censusi apo numerimi i popullsis duhet te hiqet pyetja per fene Dhe per nacionalitetin te shtrohet pyetja emrat e gjysherve dhe cfar nacionalitete kan pase

    Përgjigju
  • Lala: 07/09/2023 01:51

    Po mir..Po shkelja e privatesise QE me Ben ai stafi yt me sa gjobitet ? Apo CE deshe.a ka pyetje SA her I biem me dor ne Fund te muajit?

    Përgjigju
    • Artani: 07/09/2023 08:25

      Kta ja fusin kot se nuk gjobisin dot per mos dhenie informacioni personal. E con ne strasburg i merr sa te duash. Pse ca u be ky Kim Jongu te vere gjoba per mos plotesim formulari.

  • Rita: 07/09/2023 00:33

    Mos harroni modulin per "patronazhistet"... duhet ta keni ne manualin e operimit te shoqes Milva... e ka perzemer vete shoku Edvin kete punen e "censusit"-e qante ke Bashkia sa mori pushterit dhe tani e nget nga "berthama" e statistikes.

    Përgjigju
  • Five: 06/09/2023 23:44

    Vendi i te çmendurve, se ku e gjen te drejten kjo shoqa qe kercenon i Zot e di, shko shtrengo gjysmat e firmave ne shqipri qe nuk paguajn sigurime puntoreve, njerzit po rrojn me shpirt nder dhemb kurse kjo derrnushja kercenon

    Përgjigju
    • Klausic: 07/09/2023 09:54

      Kështu i thonë dhe kështu bën kjo. Dihet që censusi është metodë e vjetër mbledhje të dhënave.

    • Klaus: 07/09/2023 09:11

      Keshtu e ka e gjithe bota derdimen. S'do gjobe pergjigju,nuk po shpikim rroten.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?