Seanca e sotme plenare, nisi me një debat të shkaktuar prej deputetit Kujtim Gjuzi. Teksa mori fjalën për procedurë, Gjuzi kundërshtoi faktin që partitë e opozitës që braktisën Kuvendin të trajtohen me financimin nga buxheti i shtetit.
"Partitë e 'breglanës' që braktisën parlamentin, KQZ i trajton ato me ndihmë financiare, parti që braktisën kuvendin, që kërkuan të futen me forcë në kuvend por falë opozitës së përgjegjshme këtu kuvendi vijoi punimet", tha Gjuzi.
Në përgjigje të deklaratës së deputetit Gjuzi, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se në lidhje me financimin e partive ka një ligj.
Lajmi kryesor:
Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty
K.T.//ReportTv.al