Kronikë

Nis me diell dhe përfundon me vranësira, si do jetë moti ditën e sotme

23 Nëntor 2020, 07:32| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 14:12

  • Share

Pjesa e parë e ditës do të mbetet në mbizotërimin e motit me diell në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por nuk kemi ndryshime në vlerat maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -1°C deri në 17°C.                                           

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do sjelli rreshje shiu. Po ashtu Europa Lindore mbetet me rreshje dëbore. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme do ketë Europa Veriore. por Rajoni i Mesdheut do paraqitet me kthjellime.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?