Ka nisur me tensione ndeshja Shqipëri- Poloni në stadiumin "Air Albania". Tifozëria polake është përfshirë në një konflikt me kuqezinjtë, saqë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Policia ka vendosur kordon të dyfishtë mes dy tifozerive.
Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme që kombëtarja shqiptare e futbollit luan vitet e fundit. Kuqezinjtë presin në Air Albania për kualifikueset e Europianit 2024 Poloninë, një kundërshtar për të cilin 22 mijë biletat janë shitur më shumë se një muaj më parë. Kundërshtarët e përfaqësueses së Sylvinho-s do tentojnë fitoren për të kapërcyer në vendin e dytë, që aktualisht mbahet nga Shqipëria me 1 pikë më shumë.
Vlen të theksohet se Polonia ka një historik pozitiv përballjesh me Shqipërinë. E fundit e fituar 1-0 në mars të këtij viti në Varshavë, ndërsa në total janë zhvilluar 14 takime. 1 fitore për Shqipërinë, 3 barazime dhe 10 disfata në favor të polakëve.
Gjithsesi bazuar te koeficientët sonte nuk ka diferenca në fushë, referuar edhe faktit se atmosfera në kampin polak nuk është e mirë. Fitorja e kuqezinjve kuotohet 3.4, barazimi 3, ndërsa fitorja e Polonisë me koeficientin 2.4. Për rëndësinë e përballjes UEFA ka përzgjedhur një katërshe arbitrash nga Spanja, me kryesor Jose Maria Sanchez, i cili vendos drejtësi në La Liga.
Lajmi kryesor:
HISTORIKE/ Kombëtarja 'qëndis' kuqezi flamurin evropian! Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në 'Air Albania' dhe prenoton Euro 2024! Mësoni gjermanishten (VIDEO + FOTO)
B.K/ReportTv.al