Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë, duke zhgënjyer të pranishmit të cilët prisnin më shumë nga kuqezinjtë sidomos pas ndeshjes me Spanjën.
Trajneri Reja zbriti në fushë me një formacion pothuajse totalisht të bërë nga e para përveç mbrojtjes, por në fund pavarësisht se përdori të gjithë kartat nuk arriti te fitorja. Në këtë mënyrë Gjeorgjia konfirmohet si një nga kundërshtarët e vështirë për kombëtaren që në 13 ndeshje ka 7 humbje 3 fitore dhe 3 barazime.
FORMACIONI ZYRTAR
Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Çekiçi, Broja, Manaj.
Trajner: E. Teja
Gjeorgjia: Mamardashvili, Dvali, Çabradze, Tsitaishvili, Kashia, Kverkvelia, Aburjania, Davitashvili, Kvekveskiri, Kazaishvili, Volkov.
Trajner: U. Sanjol