Nis ndërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë! Veliaj hedh poshtë akuzat: Shkolla ndërtohet aty ku ishte

29 Tetor 2020, 19:23| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 19:35

  • Share

Është hapur kantieri i ndërtimit për të hedhur themelet e para për godinën e re të shkollës Sami Frashri në Tiranë.

Së bashku me nxënësit ekselentë të shkollës dhe përfaqësues të bordit të prindërve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektuan punimet në kantier duke premtuar se do të jetë një ndër shkollat më të mira në Shqipëri.

“Kjo është një nga shumë shkollat, mbi 140 shkollat që ne po ndërtojmë së bashku me donatorët”, tha Ahmetaj.

Sipas tyre shkolla do të jetë dy herë më e madhe, me 49 klasa, 8 laboratorë, dhe me mjedise moderne, dhe duke hedhur poshtë akuzat e PD-së, ata vërtetuan se shkolla do të ndërtohet në po të njëjtin vend.

“Sot kundërshtari ynë është injoranca, gënjeshtra, janë të pavërtetat, fryma e përçarjes që fusin ca politikanë, për të cilët nuk ka rëndësi nëse ka qenë tek “Samiu” apo jo, dhe thonë: Shkolla do shkojë në Paskuqan, se këtu do bëhet pallat. Ata duhet të turpërohen sot, është momenti të heshtin, të ulin kokën dhe nëse kanë gjak shqiptari, sot është momenti që edhe të skuqen”, deklaroi Veliaj.

Ndërtimi i Sami Frashërit është realizimi i nje ëndrre, u shpreh ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj. Godina e re do t’ju japë mundësinë nxënësve të mos studiojnë më me dy turne.

Ndërsa mëngjesin e sotëm ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se shkolla u shemb pa asnjë plan, u shemb kur nuk ekzistonte asnjë projekt. Madje Tabaku tha se kjo shkollë nuk ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë.

Gjimnazi “Sami Frashëri” u ndërtua në vitet 60 dhe pësoi dëme të rënda në kolonat mbajtëse nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dajana: 30/10/2020 20:47

    Bej shkolla ,spitale,cerdhe,,kopshte,,e ambulanca,,fusha sporti,,se po e mbush tiranen me pallate,,o legen ...

    Përgjigju
  • Kalsiandër: 30/10/2020 11:11

    Opozite leshi! Si nuk i vjen turp që aty ku nuk ka nevoj për llafe dhe gënjeshtra. Humbasin frymën duke gënjuer dhe normalisht humbasin dhe votën. Nuk e kuptoj ku është problemi???? Çfar rëndësie ka që me çfar fonde u pagua? Rëndësi ka që aty po rindërtohet gjimnazi aty ku ka qënë dhe jo gjetkë. Na lodhët kokën!

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA SONE: 30/10/2020 09:39

    O BALONA TABAKE PA TEREZI PO KENI JU MBI VETE NJË PIK DINJITET ? GËNJENI NGA MËNGJEZI DERI NË DARK PA PIK TURPI. TANI QË GËNJESHTRA JU DOLI KAPNI TJETËR GËNJESHTËR JO DO BOHET ME KTO LEK JO DO BOHET ME KTO LEK PO Ç' RËNDËSI KA SE ME ÇA LEKËSH DO BOHET A DO BOHET ATY KU ISHTE. PRA MË E PAKTA O BALONA TAUKE KËRKONI FALJE PËR GËNJESHTRAT. PO KU KENI JU DINJITET QË TË KËRKONI FALJE.

    Përgjigju
  • visi: 29/10/2020 22:08

    leshoje ne toke lopaten o erion sdromsi. ku ke lidhje me punen ti o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?