Nis ndërtimi i projektit të radhës së Grupit BALFIN në Vjenë të Austrisë

1 Korrik 2022, 15:27| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 15:32

  • Share

Balfin Austria ka nisur punimet për ndërtimin e projektit rezidencial, i cili ndodhet në kufirin midis distriktit të 18-të dhe 19-të të qytetit të Vjenës në Austri. Projekti përfshin dy objekte banimi me godina pesë-katëshe dhe me një sipërfaqe totale rreth 1050 m2, pozicionuar në një prej zonave më ekskluzive të qytetit. Ky investim prej 8 milionë eurosh pritet të përfundojë brenda vitit 2022.

Grupi Balfin, prej disa kohësh e ka zgjeruar gamën e investimeve në vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit dhe në vende të Bashkimit Evropian, me një fokus të veçantë në Republikën e Austrisë. Investimi i parë i Balfin Austria është kompleksi rezidencial në Altmünster, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike, pranë liqenit Traunsee.

Balfin Austria është kompani e Grupit Balfin, e cila është themeluar në Prill të vitit 2018 dhe ushtron aktivitetin e saj në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Austri. Përfshirja e Grupit Balfin në këtë treg është tregues i forcës dhe kapacitetit njerëzor dhe financiar të grupit për të qenë i konkurueshëm me kushte të barabarta me biznese të tjera në këtë vend apo në çdo vend tjetër të Evropës Perëndimore.

Zgjerimi i investimeve përtej kufijve të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është pjesë e qasjes së Grupit Balfin për zgjerimin e aktiviteteve të tij në vendet e Bashkimit Evropian. Në Austri, Balfin Group është i pranishëm me dy kompani. Alba-Trade është themeluar në vitin 1993 dhe operon në fushën e tregtisë me shumicë të pajisjeve elektronike, ndërsa Balfin Austria është themeluar në vitin 2018 dhe merret me zhvillimin e pasurive të paluajtshme, zonave të banuara dhe resorteve turistike.

BALFIN sivjet e shtoi praninë e tij një një tjetër shtet të Evropës qendrore, në Zvicër, ky një zyrë përfaqësie e BALFIN Real Estate, operon në tregun e pronave të patundshme, me fokus disporen shqiptare dhe klientët potencialë vendas.

Grupi Balfin ka një portofol të gjerë biznesi, duke filluar nga industria e rëndë, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, bankat, minierat, qendrat tregtare dhe tregtia me pakicë. Balfin operon në 7 vende të ndryshme të botës dhe sot ka rreth 5.500 punonjës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?