Kronikë

VD/Nis ndërtimi i rrugës së Apolonisë, Dyrmishi: Rikontruksion pozitiv, rrit numrin e turistëve

28 Maj 2018, 19:37| Përditesimi: 28 Maj 2018, 20:09

  • Share

Pas shumë vite ankesë nga ana e banorëve të fshatit Pojanë në Fier, më në fund ka marrë zgjidhje ndërtimi i rrugës që të çon në këtë fshat. Por rruga që të çon në fshatin Pojanë lidh edhe parkun arkeologjik të Apolonisë, çka për shumë kohë kishte dëmtuar mjaft, sa i përket vizitueshmërisë këtë monument me vlera të rralla historike.

Shumë agjensi turistike e devijonin Apoloninë për shkak të rrugës, ndërsa ndërtimi i saj mund të sjellë një rritje të ndjeshme të turistëve që vizitojnë qytetin historik. Report Tv e ka ngritur disa herë problemin e rrugës, ku për banorët ishte kthyer në gangrenë.

Kjo rrugë ka qenë shume e keqe, lidh muzeun e Apollonisë. Nuk ishte vënë dorë fare nga pushteti vendor, bashkia, tani me nxitjen e Report Tv, për më tepër shtruar dhe është bërë e shkëlqyer. Dje kanë kaluar mbi 20 autobuza, vetëm ai Tv e ka nxitur që të bëhet kjo punë. Report tv është marrë me këtë punë, njerëzit janë shumë të kënaqur nga kjo punë.

Banorët e fshatit Pojanë

Edhe drejtoresha e parkut arkeologjik, Ornela Dyrmishi është shprehur se ndërtimi i rrugës që të çon në Apolloni do të ndikojë pozitivisht në rritjen e numri të turistëve, por një shtysë për ndërtimin e rrugës janë edhe kronikat televizive.

Ky rikontruksion ishte jo vetëm pozitiv, sepse ndikon në fasilitetin e lëvizjes së turistëve, të vizitorëve ditorë por edhe qytetarëve fierakë. Gjatë këtij sezoni ne kemi një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve, duke e krahasuar me 2017, kjo duket jo vetëm nga numri por edhe nga të ardhurat.

Ornela Dyrmishi,  Drejtoresha e Parkut Apolonia

Për ndërtimin e rrugës së Pojanit dhe të parkut arkeologjik kishte një projekt nga ana e Bashkisë Fier, por ky projekt flinte në sirtarët e këtij institucioni, por nxitjet e kronikave televizive çuan në implemtimin e projektit për rehabilitimin e rrugës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?