Sport

Nis ndërtimi i stadiumit të ri 5 mln euro, Gjici: U përket kuksianëve (VIDEO)

5 Gusht 2019, 13:46| Përditesimi: 5 Gusht 2019, 15:07

  • Share

KUKËS-Në Kukës ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit. Në nisje të punimeve kryetari i ri i Bashkisë Safet Gjici, njëherazi edhe president i klubit,  tha se ky investim i përket gjithë kuksianëve, ekipit të qytetit, por edhe gjithë sportdashësve nga Shqipëria e Kosova.

"Projekti i plotëson të gjitha standardet e UEFA-s për të luajtur të gjitha ndeshjet  në shtëpinë tonë. Ekipi i Kukësit prej një viti i luan ndeshjet jashtë, pasi stadiumi aktual  nuk i plotësonte kushtet.  Urojmë që të na ecë mbarë. Bashkia do të jetë çdo ditë me strukturat e veta për të ndjekur punën. Qytetarëve kuksianë ju uroj ta gëzojnë stadiumin e ri, pasi mjaft kanë pritur", tha Gjici.

Vlera e investimit është 5 milionë euro. Stadiumi do të ketë 8 mijë vende, ndërsa pjesë e tij do të jenë dhe ambientet akomoduese. Ky stadium është i parametrave të UEFA-s dhe parashikohet që të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare. Punimet do të zgjasin 15 muaj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?