Bashkia Shkodër në bashkëpunim me shoqërinë rajonale të ujësjellës kanalizime Shkodër prej 1 muaj ka nisur punën për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave Bardhaj dhe Bleran.
Firma e kontraktuar për kryerjen e punimeve tregon se afati është 18 muaj por projekti mund të përfundojë edhe më herët.
Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 800 familje me mbi 4 mijë banorë të cilët prej vitesh kanë vuajtur mungesën e ujit të pijshëm tha administratori i njësisë Rrethina Gerald Hasaj..
Për banorët e zonës ky investim është i shumëpritur dhe do të lehtësojë jetesën e tyre. Së pari po ndërtohët stacioni i pompimit i cili do të ketë 3 puse dhe përmes tyre do dërgojë ujin në 2 depot të cilat më pas e shpërndajnë në fshatrat Bardhaj dhe Bleran.
‘Uji është i nevojshëm, e presim me padurim që të marrim edhe një çezmë në shtëpi', tha një banorë.
'Për ne sa më shpejtë aq më mirë, pa ujë s'ka jetë’, tha tjetër banorë.
Në total janë parashikuar rreth 800 lidhje familjare, duke i dhënë kështu fund kalvarit të mungesës së ujit të pijshëm për zonën e Bardhajve dhe Bleranit.
Komente
