Tirane- Gjykata e Posaçme nisi sot mes tensioneve dhe përplasjeve seancën për të pandehurin Leonard Duka, i akuzuar si kreu i grupit të quajtur “Klani Duka” dhe organizatori i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, në muajin Gusht të vitit 2019 në zonën e "Porcelanit", në Tiranë.
Për Leonard Dukën seanca e sotme ishte e para në procesin gjyqësor ndaj ish policit Santiago Malko, dy muaj pasi u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri. Përballja e parë e të pandehurit me nënën e viktimës, Bukuri Malko krijoi tensione dhe përplasje të forta në sallë, ku u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë të mbanin situatën nën kontroll. Mamaja e të ndjerit ka shpërthyer në ulërima dhe fyerje ndaj të pandehurit, duke ndërhyrë disa herë gjatë procesit, madje edhe pasi seanca përfundoi, duke i shkuar Dukës te kafazi
“O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, o qen! Si del ti aty...?!”, ishin akuzat e saj drejtuar Dukës.
Mes ulërimave ajo iu drejtua togave të zeza dhe kërkoi dënim me vdekje për të pandehurin. që akuzohet se i vrau djalin.
U desh ndërhyrja e punonjësve te sigurisë dhe e disa punonjësve të gjykatës, të mbanin në kontroll nënën e Malkos, e cila dëshpërimisht kërkonte drejtësi për djalin e saj.
Kryesuesja e seancës Rudina Palloj e pyeti Leonard Dukën nëse donte të jepte dëshminë e tij në lidhje me vrasjen për të cilën akuzohej, duke qenë se ishte hera e parë që paraqitet në këtë seancë dhe ai kërkoi kohë të njihej me aktet, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Deklarimet do i jap një herë tjetër. Dua më shumë kohë” tha ai.
Kurse prokurori i dosjes së SPAK, Behar Dibra, u shpreh:
“E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai të fliste sot”.
Këtu ndërhyri përsëri mamaja e Santiagos
“Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje!”
Gjyqtarja Rudina Palloj i tërhoqi vëmendjen:
“Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit!”
Avokatja e Dukës shprehu dakordësi me klientin e saj.
'Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet”.
Nga ana e saj Gjyqtara u shpreh se meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për t’u pyetur, por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet
“Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë”, tha gjyqtarja e çështjes.
Nga kafazi i qelqtë ai pati edhe një mesazh për prokurorin e çështjes, Behar Dibra, i cili sipas tij po e dënonte pa prova.
“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam vënë re që do të më dënojë… Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të bëjë detyrën. Po kërkon të më dënojë pa fakt, pa asgjë” tha Duka.
Teksa seanca u shty për më 24 Tetor, në orën 12:30, që i arrestuari të japë shpjegimet e tij në lidhje me ngjarjen. ndodhi edhe incidenti i radhës.
Në fund të seancës, mamaja e Santiago Malko u ngrit nga vendi dhe iu drejtua kafazit ku ishte Leonard Duka. Në këto momente ndërhyri dhe siguria e togës së shoqërimit, duke e ndaluar. E pranishme në sallë ishte edhe motra e të ndjerit, e cila u konfrontua me dy avokatet e Leonard Dukës, pas përfundimit të seancës së sotme.
Leonard Duka akuzohet si organizator i vrasjes së Santiago Malkos i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt në muajin gusht të vitit 2019 në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas konfliketeve që Duka kishte me Martinajn. Duka u ekstradua në 2 Gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri. Anëtarët e tjerë të grupit janë gjykuar dhe hetuar në mungesë, teksa ai pritet të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK, në këtë dosje.
Raportoi: Gazetarja Keti Banushi
Djali i vet gjithe diten ne biblioteke rrinte gjynah
PërgjigjuPer nje nene femija i mire, i keq mbetet per te /bir i dashur/ dhe per humbjen e tij nuk gjen ngushellim,s.d.q nen driten e historise te te birit dhe personat me te cilet mbante shoqeri,do te ishte mire qe kjo nene te permbante veten,pasi djali i saj mund te ishte me i miri ne bote per te,por per boten nuk ishte /engjell/!
PërgjigjuO ylli e di ckan bo keto ne tirane apo jo. Tmerr dilnin e vrisnin e prisnin kudo te shkonin. Leje mo mbreti lojerave te fatit nese shikonte ndonje vajze qe e pelqente shkonin keto zagaret e tij e merrnin me dhune nga te dashuret e vet. Keshtu qe ai qe u gropos shkofte andej nga ka dalur edhe ky mbase gabel eshte por mir ja beri atyre se u ben te pa kontrollueshem fare fare ne tirone kudo ishin martinaj e keto bastardet e tij.
Po kur I mori peng prindërit atij?tju kishTe shuar të gjithve si rrac e do pastrohej ajri i shqipris 1%
PërgjigjuDuka do denohet me te perjetshem dhe pak e ka por prokuroria duhet te konfiskoje edhe pasurite e krimit te killerit Santiago Malko. Kjo duhet te jete drejtesia.
PërgjigjuEdhe djali jot ka bere shume nena per te qare
Përgjigjuata kushedi sa veta kane vrare....enveri i rregullonte keta....
PërgjigjuE Ka pas hallall djalin jot zonje Po tani rri Mir e mundohu te rrisesh niprit Jo si djalin tat
PërgjigjuPo se ty ta ka parku mamicen ske faj
Po mamaja cfare kerkon a e di mamaja sa ka futur ne dhe djali ??
PërgjigjuTe erdh era keqe mos e hap halen fundrrin