Sport

Nis në Report TV 'Minuta Zero', programi i dedikuar kampionatit Europian! Çdo ditë gola, analiza, parashikime dhe emocione

11 Qershor 2021, 16:21| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 18:18

  • Share

Ka startruar sot në Report Tv programi i dedikuar Europianit ‘Minuta Zero’, që do të sjellë për teleshikuesit çdo ditë nga ora 14:00 deri në 15:00 emocionet e sportit më të dashur në kontinentin e vjetër.

‘Mirsevini në Minuta Zero! Është emisioni që do iu shoqëroj gjatë gjithë muajit të kampionatit europian. Do kemi mundësi që të ndjekim golat, spektaklin dhe emocionet. Informacionet e larmishme dhe ajo që është më kryesorja do keni mundësi të ndiqni një analizë profesionale nga të ftuarit e përhershëm. Do keni mundësi të shihni analizë grafike të ndeshjeve dhe të mënyrës se si luan çdo skuadër. Gjithashtu do ketë edhe risi teknologjike. Është një program i gjithë për t’u parë dhe shijuar gjatë këtij muaji të kampionatit Europian,'-shprehet Andi Kapxhiu, moderator i emisionit.

Një prej dy të ftuarve të përhershëm në ‘Minuta Zero’ do jetë profesor doktor Albert Karriqi.

“Kampionati Europian ka marrë këtë rradhë shikim shumë të madh. Mjafton të citojmë një pyetsor të ndërtuar në Zvicër del se 37% e popullisë do ta ndjekin. Kjo është risi sepse 37% s’ka qenë kurrë ndonjëherë,”-tha Albert Karriqi.

I ftuari i tjetër i përhershëm do jetë Andrea Marko, ish-futbollist i Kombëtares dhe Dinamos.

“Italianët në natyrën e tyre e kanë pak egon, grintën dhe duan të përsërisin 2006. Por në atë vit ishte e pallogaritur. Italianët nuk duhet të futen si favorit pasi nuk ia dalin”-deklaroi Andrea Marko.

Në ‘Minuta Zero’ nuk do të mungojnë diskutimet dhe parashikmet, të cilat do ta bëjnë teleshikuesin më të përfshirë në program.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?