Erion Veliaj duke folur per kampionatin europian të peshëngritjes

Nis në Tiranë kampionati europian i peshëngritjes, Veliaj: Tifozllëk për kuqezinjtë, por i lumtur për Ukrainën

28 Maj 2022, 16:02| Përditesimi: 28 Maj 2022, 16:06

  • Share

Këtë të shtunë nisi në Tiranë kampionati europian i peshëngritjes që po mbahet për herë të dytë ne vendin tonë pas vitit 2013. Për kryeqytetin ky është një tjetër kompeticion shumë i rëndësishëm pak ditë pasi u zhvillua finalja e madhe e Conference League.

“Ne tifozllëk bëjmë për ngjyrat tona kuqezi, por ama zemrën e kemi të hapur për 39 vendet që janë pjesmarrëse. Iu themi mirserdhët në Tiranë dhe iu urojmë të dilni me sukses nga kjo eksperiencë fantastikë,”-u shpreh Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Përveç përfaqësimit të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë nuk mungojnë as peshëngritësit nga Ukraina.

“Dua t’u uroj një mirseardhje të veçantë atletëve nga Ukraina. Me gjithë situatën e vështirë që po kaloni mirserdhët në Tiranë. Shpresoj që qënia juaj këtu të jetë një shplodhje nga situate e ngarkuar, nga situate që po ndodh në Ukrainë,”-deklaroi Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Ky kampionat europian, që rastis të jetë i 100-ti, solli në Tiranë mbi 600 sportistë, ndërsa të martën me datë 31 maj është gara për kategorinë 73 kilogramë ku peshëngritësit shqiptar Briken Calja dhe Erkand Qerimaj synojnë të ngrenë lart flamurin shqiptar.

Ora 21:15
Kampionati i 100-të Evropian i Peshëngritjes, Ministrja: Shqipëria, me kapacitetet e duhura për evente të këtij niveli

Shqipëria mirëpret edicionin e 100-të të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes.

Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti prestigjioz ndërkombëtar morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohamed Jalood, Presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritjes Elez Gjoza, përfaqësues dhe sportistë të Federatës Shqiptare, Evropiane dhe Botërore të Peshëngritjes.

Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi tha se ky aktivitet kaq i rëndësishëm, Kampionati i 100-të Evropian të peshëngritjes, vjen në një kohë kur brenda pak ditësh Shqipëria mirëpriti edhe ngjarje të tjera të bukura të sportit.

"E filluam duke pritur Kupën e Botës e më pas Conference League. Sot jemi në këtë event që unë jam e bindur që nuk është rastësi, ky event zhvillohet këtu falë punës së jashtëzakonshme që ka bërë Federata e Peshëngritjes Shqiptare dhe sportistët tanë të mrekullueshëm. Na kanë bërë krenarë sepse e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë. Dhe kanë treguar se një vend sado i vogël të jetë mund të prodhojë edhe sportistë e talente të mëdha," është shprehur ministrja.

Kushi shprehet se organizimi i këtyre lloj eventesh ka  është tregues se Shqipëria, jo vetëm që Shqipëria një potencial të jashtëzakonshëm për sportistët, por ka edhe kapacitetet të mjaftueshme për të organizuar aktivitete të këtij niveli, jo vetëm evropian por edhe botëror.

Ministrja shtoi se sporti i Peshëngritjes është konsideruar për një kohë të gjatë si një sport mashkullor, por është kaq bukur të shohim kaq shumë vajza t'i bashkohen këtij sporti, madje edhe si fituese medaljesh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?