Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”. Lajmi u bë i ditur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një postim në rrjetet sociale.
“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Hasani.
Konferenca do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe të pranishëm të ftuar pritet të jenë edhe personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.
Konferenca treditore do të nisë nesër në ora 09.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në ceremoninë e hapjes dhe në panelin “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, do të jetë e pranishme edhe Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Folës kryesorë
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Komente
