Edicioni i 108-të i "Giro d'Italia" filloi nga Durrësi më 9 maj dhe tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë. Nën një atmosferë festive, mijëra qytetarë kishin dalë të shihnin çiklistët në rrugët e qytetit. Ndërkohë që nuk munguan veshjet popullore shqiptare, kjo për t'i treguar botës traditën e vendit tonë. Ky event transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues do e jenë për tre ditë me sytë nga Shqipëria.
Lajmi kryesor:
Mbyllet Etapa e Parë e 'Giro d'Italia' nga Durrësi në Tiranë, Mads Pedersen fiton me 'foto-finish' në kryeqytet! Aksident në Fresk
S.Dh/ReportTv.al
