"Shqipëria kundër shpopullimit", është lëvizja më e fundit e ndërmarrë nga një grup aktivistësh, si Aulon Kalaja, Kastriot Çipi, Edit Harxhi. Sllogani i kësaj lëvizjeje merr jetë nga qyteti i Lushnjes duke u frymëzuar nga "Kongresi i Lushnjes" 103 vite më parë, ku u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar.
Aulon Kalaja thekson se Lushnja është etapa e parë e turit në të gjithë vendin që do të kurorëzohet me një konventë kombëtare nga ku do të dalë rezoluta për parlamentin.
“Ne nuk po kërkojmë firma për të bërë parti, ne po ballafaqohemi me qytetarët dhe po marrin tematikat e terernit për të arritur në konkluzionin përfundimtar nëse shpopullimi është apo jo axhende politike”, tha Kalaja.
Pjesëmarrja në këtë panel diskutimi ishte mjaft e gjerë, ku morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues lokal të PD-së. Takimi radhës do të zhvillohet në Mat.
Kam një pyetie:Si dota bëni popullimin?Se vetëm në një vënd të botës ka njërëz që nuk punojnë dhe vetëm lindin fëmijë dhe shteti i paguan.Me sa pashë jeni në kohë.
PërgjigjuDo mbarset ajo dosa Harçi dhe do pjelle, ja kshuthi djemaaa.