SHKODËR- Shkodra është qyteti i parë nga ku ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ministrave Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Peticioni vjen pas protestave të Shoqërisë Civile të cilët kërkuan drejtësi për Jonada Avdian, e cila humbi jetën nga goditja me skaf në plazhin e Potamit.
Eliona Shkreli, përfaqësuese e Shoqërisë Civile shprehet se përgjegjësit kryesor duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ndërsa u shpreh se peticioni do vijojë disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës.
“Po mbledhim firmat për drejtësi për Jonadën, janë zhvilluar dy [protesta dhe aty u morr vendimi, firmosja do të zhvillohet në të gjitha qytet e Shqipërisë. Ka filluar në Tiranë e Durrës. Organizim i shoqërisë civile dhe përderisa shteti nuk ka ndëshkuar përgjegjësi kryesor, ne kemi ndërmarrë këtë nismë, do qëndrojmë këtu disa ditë, do jemi dhe në Velipojë që t’u japim mundësi që qytetari të kontribuojë në drejtësi për Jonadës", tha Shkreli.
Peticioni ishte një vendim i marrë në protestën e dytë të zhvilluar në Tiranë. Ai vjen pas ngjarjes tragjike, ku polici Arjan Tase goditi për vdekje 7-vjeçaren, Joanada Avdia.
Reaksionare ne te gjitha sistemet!Nuk duan as komunizem dhe as demokraci!Jane mesuar te jetojne duke vjedhur dhe mashtruar shtetin!Keta lloj njerezish na lane mbrapa ne 35 vjet demokraci.
Përgjigju