Numërimi mbrapsht për zyrtarizimin e Poul Pogba ka nisur. Mediat italiane shkruajnë se ka një marrëveshje totale mes futbollistit dhe klubit të Juventusit për t’u rikthyer pas 6 vitesh.
Në 2016 Pogba la Juventusin për të kaluar te Manchester United ku luajti për 6 sezone, por pa qenë asnjëherë në lartësinë ku pritej. Për më tepër Pogba po largohet si një futbollist i lirë, ndërsa te Juventusi do firmosë një kontratë 3-vjeçare me opsionin për një tjetër me një pagë 7.8-8 milionë euro.
Te Juventusi Pogba do rigjente të sigurtë vetëm Leonardo Bonucci-n, pasi e ardhmja e Ruganit, Alex Sandro-s, Cuadrado-s dhe Morata-s nuk dihet. Sipas ‘Sportmediaset’ për këtë rikthim mungon vetëm zyrtarizimi, pasi çdo gjë është kryer.