Armando Broja

Nis numërimi mbrapsht, te Everton zbulojnë kohën e rikthimit të Armando Brojës

2 Nëntor, 10:37| Përditesimi: 2 Nëntor, 10:42

  • Share

Armando Broja mund të jetë gati për sfidat e Kombëtares në nëntor. Rikthimin në fushë të shqiptarit e konfirmon trajneri i Everton, Sean Dyche, që thotë se për pak ditë Broja do jetë në stërvitje me ekipin për të nisur ngarkesën e duhur fizike dhe më pas të jetë gati për ndeshje.

"Ai po punon shumë, të dhënat e tij janë të mira, por ai është ende me ekipin e mjekëve. Kthesa do të ndodhë, ndoshta edhe javën e ardhshme, ku ai fillon me gjërat e lehta me ne; nxehmjen, lojërat me zotërimin e topit dhe kjo ndërtohet në një udhëtim për të luajtur. Por ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe ai do të ketë nevojë për disa ndeshje gjithashtu", tha Sean Dyche.

Kujtojmë se Broja është në huazim nga Chelsea dhe Everton e dëshiron të gatshëm për pak javë duke i besuar një fanellë titullari. Dëmtimi e ka lënë sulmuesin jashtë Kombëtares dhe nëse do ketë minuta në Premier League, Sylvinho mund ta konsiderojë për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që luhen në Tiranë më 16 dhe 19 nëntor, kundër Çekisë dhe Ukrainës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?