Kur janë numëruar 100% e votave, në Shkodër fiton PD por supriza e madhe është PSD e Tom Doshit. Kjo parti ka arritur të marrë 2 mandate në këtë qark duke shënua suprizën më të madhe në të gjithë vendin.
Qarkun e fiton Partia Demokratike me 43.8%, e ndjekur nga PS me 28.1 %. Forcë e tretë në Shkodër renditet PSD me 15.2%, duke lënën në hije LSI që ka marrë 9.3%.
Përfundimisht ndarja është për Qarkun Shkodër: 5 mandate për Partinë Demokratike dhe 3 për Partinë Socialiste, 2 për PSD-në dhe 1 mandat për LSI-në.
Lajmi kryesor:
Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota
B.K.//ReportTv.al