‘Pa Gjurmë’/ Rrëmbimi dhe vrasja e Renato Hamzës ishte larje hesapesh?! E ëma: Vrasësit më telefonuan pasi groposën tim bir

7 Nëntor 2022, 18:56| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 21:13

  • Share

Pas zhvarrosjes së eshtrave në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilën ka dyshime se i përkasin këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, nëna e tij flet për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Me lot në sy Silvana Hamza pranon se skeleti i përket të birit, zhdukur në vitin 2014. Pritja për të ka qenë e gjatë, që kur në vitin 2015, pak muaj pasi Renato rezultonte i humbur, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, ku me urdhër të Prokurosisë së Elbasanit u zhvendos në varrezat e qytetit si varr pa emër.

’Ai trup është gjetur që në vitin 2015 dhe unë kam dyshuar që në fillim, madje bëra dhe analizën e AND-së. Deri më sot dite shefi i krimeve dhe prokurorët thjeshtë dhanë urdhër që të varrosej, edhe pse pa u identifikuar. Unë nuk jam eksperte të verifikoj eshtrat, por ata nuk më dhanë kurrë një përgjigje’

Nga burimet e ’Pa Gjurmë’ u mësua se Renato Hamza kishte bërë rolin e informatorit në ngjarjen e 25 gusht të vitit 2013, në një lokal lloto-sporti në Shijak. 10 minuta pas daljes nga lokali, u ekzekutua me breshëri plumbash 38-vjeçari Elvin Kërtalli dhe mbeti i plagosur miku i tij 32-vjeçar Dorian Zotaj. Kjo ngjarje pasoi me shumë vrasje të tjera si në Durrës, Tiranë, Hollandë, por autorët nuk u zbuluan kurrë. 

Silvana Hamza, nena e Renatos

Nëna e Renatos Silvana Hamza tregon për ’Pa Gjurmë’ në Report TV bisedën me të birin, pas vrasjes që ndodhi në Shijak. 

’’Renato ishte në atë lokal në Shijak, aty ku ndodhi vrasja, pasi kishte hyrë për të blerë një lloto. Ai më pati pohuar me gojën e vet se: Mami atë ditë bleva një lloto në lokal në Shijak dhe më pas u bë një vrasje’’. Ku i morën informacionet që Renato ishte informatori ? Pse nuk ma thërritën djalin në atë kohë në polici? Pse?’

Pak para se 29-vjeçari të zhdukej, për herë të fundit është parë nën shoqërinë e dy personave. 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani. Ndërsa personi tjetër, Indrit Shaqja është i dënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në vitin 2014 në Durrës.

Pas zhdukjes së të riut, daja Ibrahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Pogradecit. 

’Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e gjeni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo, pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, siç edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë. Tani që mësova të gjitha këto, ata më kanë telefouar atë ditë fill pasi groposën djalin. Më kujtohet kur me thonin në telefon:”Mos e kërko djalin, e ke mes Librazhdit dhe Pogradecit”. Dhe im bir është groposur që në vitin 2014. Pse nuk e zbuluan këtë të vertëtë, apo nuk kishte interes policia e Elbasanit në atë kohë’- shpërthen në lot nëna

Dyshimet janë se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal, por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me ketë. Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Familjarët do të mësojnë pas rezultatit të ADN-së, nëse eshtrat e zhvarrosura në Librazhd i përkasin apo jo RENATO HAMZËS. 
 

Emisioni i plotë

O.D.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatmir: 07/11/2022 22:49

    Ça ta ben femija nuk ta ben perendia dhe sidomos bixhozi Megjithate ngushellime

    Përgjigju
  • Turi: 07/11/2022 21:19

    Hahahah pun gjell qensh... Ah kush doli I hajrit qe do dilte ky...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?