Sociale

Nis pastrimi i liqenit dhe kanaleve në Shkodër, punësohen 100 kryefamiljarë në nevojë

1 Nëntor 2018, 19:02| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 19:07

  • Share

Për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh bregu i liqenit në Shkodër pastrohet nga mbetjet, inertet e shkurret, duke u kthyer në një ambient të vizitueshëm në sajë të punës që po realizojmë me angazhimin e qytetarëve shkodran.

Projekti “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër”, përmes të cilit përfitojnë punësim 100 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë në Bashkinë e Shkodrës, kryesisht nga zonat më në risk nga përmbytjet, vazhdon të zbatohet në territorin e kësaj bashkie.

Përgjatë bregut të liqenit, por edhe në njësitë Administrative, Dajç, Bërdicë, Velipojë, Ana e Malit, Guri i Zi e Rrethina po punohet për përmirësimin e situatës në sistemin e kanaleve kulluese dhe brigjeve ujore.

Përmes këtij synohet që familjet të cilat janë në varfëri të mos përfitojnë ndihmën ekonomike minimale pa punuar, por vlera të jetë më e madhe ndërkohë që realizohen e punë në dobi të komunitetit.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 02/11/2018 20:53

    Ua, super projekt. Uroj te zgjase ca dhe jo 3 muaj sa per ti nxjerre nga skema. Urime ideatoreve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?