Sociale

Nis pelegrinazhi në kishën e 'Shna Ndout' në Laç, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë

18 Mars, 11:27| Përditesimi: 18 Mars, 11:51

  • Share

LEZHË-E marta e 18-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë, duke adresuar lutjet e tyre për shëndet, paqe dhe begati ne familje.

Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe shumë njerëz kanë besim, tek ky vend i shenjtë thonë pelegrinjët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.

Për mbarëvajtjen e ritualit fetar është hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit, ndërsa që në të martën e parë u vu re trafik i rënduar në rrugët që të çojnë drejt kishës.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?