Foto e shkrepur nga pelegrinazhi në vitet e kaluara

Sociale

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorit! Qindra qytetarë kryejnë ritet

20 Gusht 2022, 14:12| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 14:44

  • Share

BERAT- Data 20 gusht ka shënuar nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorit në Qarkun e Beratit. Në Teqenë e Kulmakut janë ngjitur me qindra qytetarë, të cilët kanë vendosur çadrat ku edhe do të akomodohen.

Numri i pelegrinëve pritet të rritet në ditët në vijim, pasi marrin pjesë jo vetëm besimtarë shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët falen në “malin e shenjtë” për dashuri, shëndet dhe mirësi në familjet e tyre.
 
Ditët e shenjta të besimtarëve kulmojnë në 23-24 gusht, ndërsa pritet të vazhdojë deri në datën 25 të këtij muaji.
 
Të bërit kuban një bagëti dhe ndezja e qirinjve janë ritet fetare që kryejnë pelegrinët e mbërritur në malin e Tomorit. Vizitorët në Teqenë e Kulmakut të “Abaz Aliut” kanë mundësi që përveç të ndjerit më pranë Perëndisë, të shijojnë nga afër hijeshinë e malit dhe ushqimet e freskëta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?