Ndërsa një javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, në qytetin e Durrësit ditën e sotme kanë mbërritur materialet e para të logjistikës për përgatitjen e vendnumërimit të votave në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala".
Mjete të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë transportuar pranë KZAZ nr. 23 në Durrës materialet zgjedhore të nevojshme për procesin e numërimit të votave.
Bashkia Durrës ka në total katër KZAZ (nr. 21, 22, 23 dhe 24), ndërkohë që bashkitë Shijak dhe Krujë kanë secila nga një Komision Zonal të Administrimit Zgjedhor.
Në total, në Durrës, Shijak dhe Krujë janë regjistruar 377,020 zgjedhës, përfshirë 25,037 emigrantë me të drejtë vote.
Konkretisht, Durrësi përbën pjesën dërrmuese të trupës zgjedhore me 272,888 votues të regjistruar, ndjekur nga Kruja me 66,140 dhe Shijaku me 37,992 votues gjithsej.
Komente
