Peleshi: Shqipëria do jetë e para në rajon për vaksinim masiv, mund ta mbyllim para afatit 14 muaj! Do angazhohen edhe Forcat e Armatosura

27 Shkurt 2021, 10:49| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 14:51

  • Share

KORÇË- Ministri i Mbrojtjes, njëherazi dhe drejtuesi i politik i PS-së në Korçë, Niko Peleshi paralajmëroi zhvillimet të rëndësishme sa i përket vaksinimit masiv të qytetarëve. Me shumë nota optimizmi, Peleshi tha se Shqipëria do të jetë një ndër vendet e rajonit që do të ecë me ritme më të shpejta sa i përket vaksinimit të qytetarëve, çka mund të përfundojë si proces edhe më herët se  afati 14 muaj që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Duke folur si ministër i Mbrojtjes, Peleshi tha se për këtë do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura duke dhënë edhe një skenar të mundshëm se si do të zhvillohet ky proces.

"Shqipëria do të jetë ndër vendet e para në rajon që do të sigurojë vaksinimin masiv , që do të sigurojë vaksina për të gjithë popullsinë, mos e merrni si lajm përfundimtar, por kam më shumë informacion se sa po flas dhe jam i sigurt që në ditët në vijim nga Rama do të kemi lajme shumë të mira. Nga ana tjetër na vë në pozitën, që të gjithë institucionet kanë një mundësi për t'i dhënë një dorë procesit të vaksinimit, flas për Forcat e Armatosura, për të vënë në dispozicion të gjitha mjetet tona, ne kemi 100 infermierë, logjistikë, qendra në çdo bashki, në fshatra të mëdha, nëse do gjykohet të ngrihet një sistem i tillë, mjete transporti shumë logjisttikë që do jetë e gjitha në dispozicion të vaksinimit masiv. Shpresoj që dita të jetë shumë e afërt, kemi thënë 14 muaj, por nëse sigurohet në një kohë të shkurtër, mund të jetë më e shkurtër, mund të jemi ndër vendet që do ecë me ritme më të shpejta të vaksinimit masiv në rajon", tha Peleshi.

Nga ana tjetër, nga Korça, aty ku nisi për herë të parë vaksinimi për mjekët dhe bluzat e bardha, Silva Bino, shefja e Instituti i Shëndetit Publik, tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

"Deri më tani nuk kemi pasur asnjë efekt anësor, procesi po ecën shumë mirë. Sasia e dozave që kemi për sot janë rreth 500 doza, por do të vijojë gradualisht sepse përgatiten plane 5 ditore. Sot do të aplikohen për aq persona sa kanë pranuar që të bëjnë vaksinën, do fillohet me urgjencën, reanimacionin, pneumologët, mjekët e familjes. Vaksinim masiv? Pasi të vaksinohen të gjitha stafet dhe grupet e riskut, sipas llojeve të vaksinës. Janë disa skenarë, ne po përpiqemi që të bëjmë planin optimal që të përfundojë për 14 muaj. Shtrëngime të masave? Do të merret vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Do të vaksinohen edhe gazetarët", tha Bino.

Report Tv mëson se brenda 2 ditësh priten të vaksinohen 200 mjekë dhe infermierë në Korçë, të cilët janë në vijën e parë të frontit në betejën me COVID, e ndërsa në rang qarku do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 1001 vaksinime anti- COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime anti-COVID. Nga e hëna pritet që të vijë dërgesa e parë prej rreth 14 mijë doza nga kontrata me COVAX, si edhe në 2 javët e para të marsin do të vijnë edhe një pjesë tjetër e dozave të vaksinës nga kontratat e nënshtruar me Pfizer.

Ora 16:06
COVID-19, Bino: Gazetarët e terrenit do vaksinohen menjëherë pas grupeve të riskut

1614438467_silvabino.jpg

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino duke folur nga Korça është shprehur se do të vijojë vaksinimi i gazetarëve menjëherë pas grupeve të riskut.

"Vaksinim masiv? Pasi të vaksinohen të gjitha stafet dhe grupet e riskut, sipas llojeve të vaksinës. Janë disa skenarë, ne po përpiqemi që të bëjmë planin optimal që të përfundojë për 14 muaj. Shtrëngime të masave? Do të merret vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Edhe ju do të vaksinoheni. A jeni persona të shëndetshëm?! Menjëherë sa të vaksinohen grupet e riskut do të vaksinoheni edhe ju" - tha Bino.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nikoqiri: 27/02/2021 22:26

    Se dime kush do ta beje i pari ti apo Rama o Niko, se nje dajak e hengre nga i gjati.Une them te keshillohesh me Ragamin me pare se ta besh si vaksine, pastaj hajde dhe na thuaj se duhet te vaksinohemi o pis njeri!

    Përgjigju
  • Fredi: 27/02/2021 16:31

    Vaksinoni mesuesit qe jane mbi 40 vjec po leri gazetaret e terenit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/02/2021 12:20

    Këta janë duke luajtur me kartën e vuqiqit sikur të ishim nën serbi...katastrof kombëtare është kjo

    Përgjigju
  • Pleshti: 27/02/2021 12:17

    Pordhë me rigon...kam kohë që urrej kohen e ardhme të foljeve...na e nxiu politika!

    Përgjigju
  • Mos ore: 27/02/2021 12:01

    Ju do vaksinoni kët temin për 14 muaj!

    Përgjigju
  • Timi: 27/02/2021 11:39

    Premtim si stadiumi i peqinit

    Përgjigju
    • Çelepias: 27/02/2021 13:40

      ....si ishulli i Beratit

  • John: 27/02/2021 11:19

    Ju skeni vaksinat akoma apo me 900 cope / 2 qe ju vine vetem perparlamentin nuk dalin pasi do beni me kuc e mac

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?