Grida Duma

Politikë

Nis procesi për zgjedhjet LDG, 'sulmon' Albana Vokshin, Duma: Grupi i punës nuk do të garojë! Kjo strukturë nuk do shërbejë për interesat e pushtetit të kryetares

2 Dhjetor 2021, 17:24| Përditesimi: 2 Dhjetor 2021, 19:06

  • Share

Pasi kryedemokrati Lulzim Basha shpalli të hapur garën për Lidhjen Demokratike të Gruas, grupi i punës duket se ka nisur procesin. Gjatë një aktiviteti, Grida Duma tha se grupi i punës nuk do të përfshihet në proces si pjesë e garës, duke shigjetuar Albana Vokshin që ka mbajtur deri më tani postin e kryetares së LDG.

"Grupi i punës i përbërë nga gra të profilit të lartë politik dhe profesional, shqyrtoi nisjen e proçesit të rivitalizimit Lidhjes Demokratike të Gruas. Theksuam për transparencë dhe besim, që të gjitha zonjat e këtij grupi pune janë të përjashtuara nga kandidimi për LDG-në. Duke dhënë kështu provën e parë të dedikimit përtej çdo konjukture pushteti. Lidhja Demokratike e Gruas, duhet të shndërrohet në një strukturë të hapur, të madhe. Një strukturë që nuk i shërben pushtetit të njërës apo përdorimit nga një-shi. Duhet të hapet drejt shoqërisë dhe intelektualeve. Gratë profesioniste, të respektuara në komunitet, mjeket, avokatet, pedagoget, artistet, arkitetktet, psikologet; zonjat e te gjiitha profesioneve nuk mund ta gjejnë veten në struktura të mykura partiake. Lidhja Demokratike e Gruas, nuk mund dhe as do të jetë më një strukturë e varur politike. Duhet dhe do të jete një strukturë më e gjerë se politike, madje kritike e konstruktive me vetë Partine Demokratike në ndërtimin e vlerave", tha Duma.

Gara për forumin e gruas u hap disa javë më parë mes debatesh. Albana Vokshi e cila drejtonte me mandat të përfunduar LDG, e quajti si hakmarrje të Bashës ndaj saj pse ajo ju bashkua Foltores së Berishës. Gjatë debateve në mbledhjet  e grupit në selinë blu, Vokshi u përplas edhe me anëtaret e tjera të grupit të punës Oriola Pampuri

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?