Nis prodhimi në masë i vaksinës anti Covid, shpërndarja në muajin tetor (VIDEO)

16 Qershor 2020, 11:41| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 12:51

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”, Pascal Soriot ka deklaruar se ka filluar prodhimi industrial i vaksinës anti Covid paralelisht  me fazën e provave klinike, edhe pse ekziston rreziku financiar, por kjo, sipas tij, është mënyra e vetme për të qenë gati për të nisur me shpërndarjen e saj në muajin tetor.

Ai tha gjithashtu se do të jenë gati miliona doza të gatshme brenda këtij viti, nga të cilat 300 milionë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara, 100 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe miliona të tjerë në Europë dhe pjesën tjetër të botës, teksa kompania kohët e fundit ka dyfishuar kapacitetet prodhuese në 2 miliardë doza.

Duke folur për BBC-në, Soriot tha se ‘AstraZeneca’ nuk kërkon të fitojë nga prodhimi i vaksinës gjatë pandemisë dhe se kompania ka pranuar të furnizojë me gjysmën e dozave, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Para tre ditësh, Ministrat e Shëndetësisë së Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Holandës nënshkruan një kontratë me ‘Astra Zeneca’ për furnizimin e deri në 400 milion doza vaksine "të destinuara për tërë popullatën evropiane" deri në fund të vitit, dhe një tjetër marrëveshje prej  750 dhe 595 milionë $ me dy organizata shëndetësore të mbështetur nga Bill dhe Melinda Gates, përkundër egos së disa vendeve të cilat po përpiqen të kenë vaksinën ekskluzivisht për vete.

Paralelisht me aleancën e katër shteteve, gjithashtu ministrat e shëndetësisë të BE-së i dhanë dritën jeshile planit të Komisionit Europian për të përdorur një fond emergjence prej 2.7 miliardë eurosh për të blerë para kohe vaksinat më premtuese që janë në zhvillim. Midis këtyre është edhe vaksina prodhim ‘AstraZeneca’, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë italiane Irbm Pomesia në Romë.

Megjithatë Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore në Francë, virologu Yves Gaudin, duke frenuar entuziazmin, u shpreh se stina e verës është ajo që do tregojë efikasitetin e vaksinës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?