Projekti i automotoparkut

Nis puna për ndërtimin e automotoparkut në Elbasan (FOTO)

6 Shkurt 2022, 12:31| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 19:37

  • Share

Paralelisht me ndërtimin e automotoparkut të parë në vend, kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka nisur puna edhe për ndërtimin e akseve që lidhin unazën e qytetit me zonën e Krastës në Elbasan ku do të ngrihet kjo vepër.

Ky projekt parashikon që në këtë zonë të ndërtohet dhe e kompleksi i ri rajonal i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor të Elbasanit dhe Qendrës së Kontrollit të Automjeteve.

Si pjesë e këtij investimi parashikohet të ngrihet dhe muzeu i parë Retro, pista e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale buzë shëtitores së re, për pedalim dhe sport të tjera.

'Elbasan, Automotoparku i parë! Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!'- shkruan Rama.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?