Foto Ilustruese

Ekonomi

Në fund të 2025-ës do nisë puna për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, me një gjatësi prej 3.1 kilometra

15 Prill, 17:42| Përditesimi: 15 Prill, 18:02

  • Share

Në fund të këtij viti do të nisë puna për të ndërtuar Bypass-in e Sarandës. Ky bypass do të ketë një gjatësi prej 3.1 kilometra dhe kostoja për këtë projekt është 34 milionë euro.

Kjo është bërë me dije ditën e sotme nga zv. kryeministrja Belinda Balluku në aktivitetin ‘Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030’.

“Bypassi i Sarandës do të jetë 3.1 kilometra i gjatë dhe puna për të ndërtimin e tij do të nisë në fund të këtij viti. Jemi në fazë të miratimit të projektit dhe është projekt i buxhetuar”, tha Belinda Balluku.

Ndërtimi i këtij aksi pritet të zgjidhë problematikën e trafikut që krijohet gjatë sezonit veror. Saranda është një nga qytetet më të rëndësishme të turizimit bregdetar në Shqipëri dhe përjeton një rritje të popullsisë në sezonin veror. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?