Tirana

Nis puna për ndërtimin e lulishtes te materniteti 'Koço Gliozheni'

18 Prill 2019, 11:27| Përditesimi: 18 Prill 2019, 11:31

  • Share

Kryeqytetit i shtohet një tjetër lulishte. Bashkia e Tiranës njofton se ka nisur punën për rehabilitimin e ambienteve të jashtme në oborrin e maternitetit “Koço Gliozheni”.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e lulishtes në oborrin përpara maternitetit, ku do të vendosen stola dhe elementët e nevojshëm për ta kthyer në një ambient çlodhjeje.

Gjithashtu krahas rehabilitimit të lulishtes po punohet edhe për zgjerimin e riparimin e trotuareve brenda dhe jashte oborrit të maternitetit.

Ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë, synon jo vetëm t’i shtojë gjelbërimin ambienteve të jashtme të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, por edhe ta kthejë atë në një hapësirë të pastër dhe në funksion të qytetarëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?